Diabetologji

pri182023

Diabeti gjestacional. Rreziku reduktohet duke zbehur dritat para gjumit

Për të reduktuar rrezikun për diabet gjestacional, gratë shtatzëna duhet të fikin jo vetëm dritat e shtëpisë, por gjithashtu të fikin ose zbehin ndriçimin e ekraneve të kompjuterit dhe smartfonëve para se të shkojnë në shtrat, sipas një studimi të publikuar në "American Journal of Obstetrics & Gynecology - Maternal Fetal Medicine" dhe të nënshkruar nga Minjee Kim (Northwestern University Feinberg School of Medicine).

"Gratë që zhvilluan diabet gjestacional ishin më të ekspozuara ndaj dritës tre orë para fillimit të gjumit, ndërkohë që nuk u vu re asnjë ndryshim në ekspozimin ndaj dritës së ditës, krahasuar me gratë shtatzëna jo diabetike", shpjegon studiuesja. Në studimin që u krye në periudhën 2011-2013  morën pjesë 741 gra shtatzëna, për të cilat u mat ekspozimi ndaj dritës me një aktigraf të vendosur në kyçin e dorës gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë.

"Dëshmitë në rritje sugjerojnë se ekspozimi ndaj dritës gjatë natës para gjumit mund të lidhet me rregullimin të glukozës te gratë e rritura jo shtatzëna. Megjithatë, informacioni është i pakët për efektin e ekspozimit ndaj dritës së mbrëmjes gjatë shtatzënisë dhe rrezikun e zhvillimit të diabetit gjestacional, një ndërlikim i zakonshëm i shtatzënisë me implikime të rëndësishme për shëndetin e nënës dhe të pasardhësit", thonë autorët duke rikujtuar se midis viteve 2011 dhe 2013 rreth 4.5% e grave shtatzëna kanë zhvilluar këtë gjendje, me një rritje mesatare prej 3.4% për çdo tre vite deri në vitin 2019. Pas rregullimit të të dhënave të shkarkuara nga aktigrafët për faktorët ngatërrues si mosha, indeksi i masës trupore, përkatësia etnike, niveli arsimor, orari i punës, kohëzgjatja e gjumit dhe ekspozimit ndaj dritës gjatë ditës, studiuesit zbuluan se ekspozimi ndaj dritës para gjumit lidhej ndjeshëm me diabetin gjestacional. 

"Ky studim nënvizon rëndësinë që ka për gratë shtatzëna zbehja e dritave në shtëpi para gjumit", përfundon Kim.

 

AJOG- Maternal Fetal Medicine 2023. Doi: 10.1016/j.ajogmf.2023.100922
https://doi.org/10.1016/j.ajogmf.2023.100922


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>