Focus

tet262015

Trombolitikët në embolinë pulmonare: risqet dhe përfitimet

Në një meta-analizë të publikuar në "JAMA" me të dhëna nga 16 studime të kryera përgjatë 45 viteve, tromboliza në pacientët me emboli pulmonare lidhet me uljen e numrit të vdekjeve, por edhe me rritjen e rasteve të hemorragjisë spontane dhe asaj intrakaraniale.
"Embolia pulmonare i kalon 100.000 raste në vit në Shtetet e Bashkuara dhe shkakton një rritje të rrezikut të vdekjes tre muaj pas ngjarjes", shpjegon Saurav Chatterjee nga "St. Luke's-Roosevelt Hospital Center" në Nju Jork, bashkautor i artikullit. Terapia trombolitike mund të jetë e dobishme në trajtimin e disa pacientëve me emboli pulmonare, por deri më sot asnjë studim nuk ka pasur fuqi statistikore të mjaftueshme për të përcaktuar nëse një trajtim i tillë përmirëson mbijetesën në krahasim me antikoagulantët konvencionalë. Për të sqaruar argumentin Chatterjee dhe kolegët kryen një meta-analizë në 2115 pacientë të vendosur nën trajtim tromboembolik, nga të cilët 10% me emboli pulmonare në rrezik të ulët, 71% rrezik të ndërmjetëm dhe 1.5% me rrezik të lartë. "Të dhënat tregojnë se terapia trombolitike është e lidhur me një rënie prej 47% të vdekjeve, por rrit me 2.7 herë rrezikun e hemorragjisë në krahasim me terapinë me antikoagulantë", thotë autori duke theksuar se rritja e frekuencës për hemorragji intrakraniale lidhet me trombolitikët në krahasim me antikoagulantët (1,2% kundrejt 0.2%). "Modelet aktuale të stadifikimit të riskut për hemorragji nxjerrin në pah se subjektet me probabilitet më të madh janë ata që përdorin terapi me trombolitikë, por në të ardhmen rishikimi i të dhënave mund të na drejtojë në përdorimin e barnava të tjera. Në fokus janë antikoagulantët e rinj oralë te pacientët hemodinamikisht të qëndrueshëm"' përfundon Chatterjee.
Në një editorial Jozueu Beckman nga "Brigham and Women Hospital" në Boston, komenton: "Studimi ngre disa pyetje për shembull: Stadifikimi i riskut për hemorragji a mund të inkurajojë përdorimin e trombolitikëve te pacientët më të vjetër se 65 vjeç? Së dyti, si është raporti mes riskut dhe përfitimit nga administrimi i trombolitikëve në doza të ulëta me anë të një kateteri permanent? Studime të mëtejshme duhen për të optimizuar përdorimin e terapisë trombolitike te pacientët me emboli pulmonare".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>