Focus

tet202014

Cigaret elektronike: OBSH kërkon rregulla ndërkombëtare

Ndalimi i përdorimit në ambiente të mbyllur dhe ndalimi i shitjes për adoleshentët. Këto janë disa nga të dhënat që përmbahen në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Electronic Nicotine Delivery Systems (ENDS), ndër të cilat cigaret elektronike (e-Cig) janë lloji më i zakonshëm. Kjo temë ishte në rendin e ditës të Konventës të OBSH për Kontrollin e Programit të Duhanit (OBSH, FCTC), 13-18 Tetor në Moskë. "Cigaret elektronike, shpesh të reklamuara si mjet që ndihmon në lënien e duhanit, ose si një alternativë e shëndetshme në krahasim me duhanin, kërkojnë një legjislacion të plotë në interes të shëndetit public", thotë  Zsuzsanna Jakab, drejtore e OBSH për Europën, duke vënë në dukje se përsa i përket kontrollit të duhanpirjes  e-cig kanë dy fytyra: një plotë me premtime dhe një tjetër me kërcënime. "Rregullat shërbejnë për të penguar promovimin e cigareve elektronike në të rinjtë dhe në jo-duhanpirësit dhe për të zvogëluar rreziqet e mundshme shëndetësore si në përdoruesit dhe në ata që nuk i përdorin ato," shpjegon përfaqësuesi i OBSH, duke theksuar nevojën për të mbrojtur përpjekjet e bëra deri më tani në kontrollin e duhanit nga interesat komercialë. Sipas raportit të OBSH rregullat janë të nevojshme edhe për të trajtuar çështje të rëndësishme të tilla si reklamat. "Entet përkatëse qeveritare duhet të kufizojë promovimin dhe sponsorizimin e e-Cig për mbrojtjen e adoleshentëve dhe të jo-duhanpirësve," thotë Jakab. Dhe Tim McAfee, drejtor i Zyrës së Pirjes së Duhanit dhe Shëndetit në Centers for disease control and prevention (CDC) në Atlanta, thotë: "Përdorimi i nikotinës në mesin e të rinjve është shqetësues. Sasia më e madhe e saj vjen vjen nga cigaret e zakonshme, e-Cig apo produkte të tjerë të duhanit. Ky përdorim jo vetëm krijon varësi por ajo mund të dëmtojë zhvillimin e trurit të adoleshentëve".
Për të dokumentuar përdorimin e shfrenuar të nikotinës midis të rinjve është zhvilluar një studim i publikuar më 20 gusht në revistën Nicotin and Tobacco Research i cili tregon se në tre vjeçarin e fundit më shumë se një e katërta e një milion të rinjve të cilët nuk kishin pirë kurrë duhan më parë kanë filluar të përdorin  e-Cig. Rebecca Bunnell, drejtore e asociuar e Zyrës së Pirjes së Duhanit dhe Shëndetit në CDC dhe bashkë-autore e shkrimit thotë: "Numrat janë rritur tre-fish: nga 79.000 në 2011 në 26.,000 në 2013. Dhe ajo që është edhe më shqetësuese, 43.9 % e tyre thonë se ata duan të pijnë cigare konvencionale brenda vitit të ardhshëm".
Që nga viti 2005, industria e-Cig është rritur ndjeshëm, nga një prodhues i vetëm në Kinë në një biznes global me më shumë se katërqindrë kompani që faturojnë rreth tre miliardë dollarë në vit, një treg që ka filluar të inkurajojë edhe Big tobacco , ndër të cilët Philip Morris, Reynolds dhe Lorillard, që në vitin 2013 ka blerë SKYCIG®, një prodhues britanikë i e-Cig. Kostoja? Tridhjetë milion paund menjëherë dhe një tjetër 30 milionësh në vitin 2016 që flet për arritje të objektivave të mirë përcaktuar. "Pirja e duhanit vret 100.000 njerëz në vit vetëm në Britaninë e Madhe, dhe duhanpirësit të cilët kalojnë në përdorimin e e-cig zvogëlojnë rreziqet shëndetësore: ne nuk e dimë nëse ato janë të parrezikshme, por sigurisht janë më pak të dëmshme të duhani i tymosur", shprehet Jakab. "Njerëzit po i përdorin ato gjithnjë e më shumë, dhe tani duam rregulla që na mbrojnë nga siguria e tyre." Gjithnjë e më shumë persona po e përdorin, dhe tani dëshirojmë rregulla që të na tutelojnë mbi sigurinë e tyre.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>