tet282014
Britania e Madhe vlerëson projektet e asistencës ndaj të moshuarve
Londra u jep çmimet Pharmaceutical Care Awards 2014 dy projekteve të zhvilluara nga farmacistët. Puna e parë e vlerësuar është e një grupi farmacistësh nordirlandezë nga Derry ku është vlerësuar impakti i furnizimit me trajtime farmaceutike të moshuarve të dalë nga spitali dhe të vendosur në një rezidencë shëndetësore ku ndihmoheshin të rimerrnin vehten. Sipas projektit, një konsulent farmacist merrte në ngarkim të gjithë pacientët e pranuar në Waterside hospital të ardhur nga
Altnagelvin Hospital. Çdo pacienti i rishikohej trajtimi farmakologjik dhe përshtatshmëria e çdo bari ishte vlerësuar bazuar në medication appropriateness index (MAI), më pas bëheshin modifikimet e nevojshme sipas planit farmaceutik të dhënë. Konsulenca e farmacistëve ka vazhduar për të paktën 30 ditë pas daljes nga Waterside dhe në rrjedhën e 12 muajve eksperimentimi, farmacisti konsulent ka kryer 1.122 ndërhyrje klinike: 84% e të cilave ka përmirësuar në mënyrë të dukshme trajtimet e pacientit. Ndër të tjera, numri i rishtrimeve në spital dhe përshkrimeve të panevojshme janë pakësuar duke sjellë një kursim të vlerësuar midis 130.000 dhe 220.000 sterlina në vit. Projekti i dytë i vlerësuar, i konsideruar më i rëndësishëm në aspekte të tjera, ishte i një grupi nga
Northumbria Healthcare, NHS Foundation Trust dhe konsistonte në implementimin e një shërbimi optimizimi në shtëpi që përfshinte punonjësit e shtëpisë së kurës dhe familjarët e tyre, në vendimet rreth trajtimeve farmakologjike. Në veçanti David Campbell, shefi i farmacistëve trust dhe Steven Barrett, senior farmacist klinik, kanë zhvilluar modele të ndryshme për të bërë të mundur rishikimin e barnave në përdorim nga një grup multidisiplinor që përfshinte mjekë të përgjithshëm, farmacistë dhe infermierë. Grupi ka kërkuar të përfshijë në vendim-marrje pacientët, nëse ishin të kthjellët ose familjarët e tyre për të diskutuar rreziqet dhe përfitimet e opsioneve farmaceutike të propozuara sepse kishin bindjen se «kur përfshin një pacient në kurën e tij përmirëson sigurinë e vetë kurës». Bilanci përfundimtar, përveç kënaqësisë së pacientëvë, janë parë 1.346 ndërhyrje tek 422 pacientë të ekzaminuar duke sjellë një reduktim prej 17,4% në numër të ilaçeve të përshkruara të ftuarve të shtëpisë së kurës.