Focus

nën42014

Strategjitë antidrogë, në fokus mbi 50 mijë përdorues

Në kuadër të takimit Ndërkombëtar Multi-Përfitues të Punës së TAIEX-it (Technical Assistance and Information Exchange) në ambientet e Hotel Tirana International po mbahet dita e dytë e punimeve të takimit për Teknikat e Parandalimi të Drogës dhe Ndërhyrjeve të Trajtimit me bazë Internetin.  
Ky takim dy-ditor i cili nisi punimet e tij ditën e djeshme ka për qëllim diskutimin e praktikave më të mira dhe zhvillimet e reja në teknologjinë e Internetit për parandalimin dhe teknikat e trajtimit të problemeve të drogës në Shtetet Anëtare të BE-së me përfituesit e Programit IPA.  Takimin e përshëndeti edhe ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj i cili gjatë fjalës së tij theksoi se përveçse vullnetit të qartë për luftë pa kompromis kundër kultivimit e tregtimit të drogës, ka nevojë për një përgjigje adekuate sociale ndaj fenomenit.
Rreth 210 milon persona janë përdorues droge dhe rreth 200.000 prej tyre vdesin si pasoje e abuzimit me të është raportuar gjatë takimit. Në Shqipëri numerohën rreth 50-60 mijë përdorues ku prej të cilëve rreth 12-15 mijë janë përdorues problematikë.
"Strategjia Kombëtare aktuale Anti-drogë (2012-2016) është konceptuar në trajtimin e katër aspekteve thelbësore për kontrollin e drogës: koordinimin strategjik, reduktimin e ofertës dhe aksesit për drogë, reduktimit të kërkesës, reduktimit të dëmit, dhe i kushton vëmendje të konsiderueshme frontit jo-represiv të këtij kontrolli", theksoi Beqaj në fjalën e tij.  
Ngritja e rrjetit integral rehabilitues, pa nënvleftësuar elementët e tjerë të aktivitetit për kontrollin e drogës përbën një ndër orientimet prioritare të strategjisë aktuale kombëtare antidrogë, në përputhje të plotë me udhëzimet strategjike aktuale antidrogë të OBSH-së.
"Në këtë drejtim, janë për t'u përgëzuar krijimi i shërbimeve të këshillimit lidhur me problemet e drogës dhe dhënien e metadonit në disa qytete të vendi si, Elbasan, Tirane, Durrës, Vlorë e Korçë. E po kështu, përdorimi i qendrave të këshillimit rinor që afrojnë asistencë për HIV/AIDS dhe trajtojnë dhe problemet e drogës. Ndërkohë, që sfida jonë është shtrirja e këtyre shërbimeve në të gjithë territorin", u shpreh ministri Beqaj gjatë takimit.
Sot do të diskutohen zhvillimet konkrete të ndërhyrjeve specifike dhe do të ketë diskutime për përforcimin e dialogut rajonal si dhe forcimin e mekanizmave të koordinimit të politikave të drogës që janë të aftë për t'iu përgjigjur situatave reale të drogës midis organizatorëve të TAIEX-it dhe përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse në Programin IPA, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal i Zi, Serbi dhe Maqedon

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>