News

mar102015

Miratohet lista e barnave të rimbursueshme, 12 principe aktive të reja dhe zgjerim i saj

Është miratuar lista e barnave të rimbursueshme për vitin 2015. Kjo listë përmban 1.038 barna alternativa tregtare dhe 489 barna alternativa të para. Lista e re e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndryshe nga ajo e vitit 2014 është shtuar me 12 principe të reja aktive. Ndërkohë lista e barnave të rimbursueshme për vitin 2014 përfshinte 477 barna dhe 268 principe aktive. 

E konsultuar me shefat e shërbimeve në QSUT-së dhe jo vetëm kjo, listë është zgjeruar me barna të reja në përdorim që prekin pothuajse të gjitha fushat e mjekësisë ambulatore me interes  për një numër të gjerë  pacientësh. Por shefat e shërbimeve kanë sugjeruar pasurimin e listës së barnave të rimbursueshme me medikamente që përdoren për trajtimin e sëmundjeve tumorale, diabetit, sistemit nervor, sistemit të frymëmarrjes. Nuk mbeten më pas sëmundjet  reumatologjike, kujdesi paliativ  apo sëmundjet e mëlçisë, medikamentet që përdoren për trajtimin e tyre janë pasqyruar në këtë listë.

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar edhe marzhi i tregtimit 8% për barnat e listës së rimbursueshme që tregtohen me shumicë dhe 24 % për barnat që tregtohen me pakicë. Lista e plotë me barnat e rimbursueshme ende nuk është bërë publike. Burime nga Fondi i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor bëjnë me dije se ajo  pritet të botohet së shpejti në fletoren zyrtar. Lista e re me barnat e rimbursueshme hyn ne fuqi me datën 1 prill 2015. 

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>