kor242024
Këshilli i Ministrave miraton listën e re të barnave të rimbursueshme 2024
Shtohen 50 medikamente të reja
Pas afro 3 vitesh e gjysmë miratohet lista e barnave të rimburuseshme 2024. Lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar me 1,345 barna alternativa mjekimi në total, nga 1191 që janë aktualisht. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se janë 50 barna dhe medikamente të reja, nga të cilat 38 janë principe aktive dhe 18 forme doza.
Të gjitha barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna të cilat i mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, sëmundjeve të veshkave, astmës bronkiale, sëmundjeve pulmonare, etj.
Është zgjeruar edhe fasha e rimbursimit të fishave të diabetit për matjen e glicemisë për qyetatrët e prekur nga diabeti.
"Deri më sot janë rimbursuar fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë në moshat 0-25 vjeç, të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, si dhe për të moshuarit dhe pensionistët mbi 65 vjeç. Me vendimin më të fundit është shtuar mbulimi i fishave të diabetit falas edhe për dy target grupe të rëndësishme, si invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë me mijëra invalidët e punës që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do t'i përfitojnë falas fishat e diabetit.
Lista e re e barnave u miratua në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua sot.
Alma Demiraj