dhj182014
Gluteni dëmton edhe ata që nuk vuajnë nga celiakia
Gluteni është një rrezik edhe për ata që nuk janë me celiaki, dhe mund të shkaktojë çrregullime që mund të ngatërrohen me sindromën e zorrës së irrituar ose çregullime të tjera të sistemit të tretjes.
Studimi i
Glutox nga
Shoqata Italiane e Gastroenterologëve (AIGO) ka përcaktuar raportin 1 në 4 të pacientëve të cilët manifestojnë çregullime të zorrës së trashë që janë të ndjeshme vetëm ndaj glutenit. Studimi që ka si objektiv verifikimin e ndjeshmërisë ndaj glutenit - patologji e ndryshme nga celiakia, e karakterizuar nga të njëjtat simptoma, është prezantuar në Vienë gjatë Javës së gastroenterologëve evropianë "
United european gastroenterology week'", kongresi vjetor i shoqatës që mbledh të gjitha shoqëritë shkencore gastroenterologjike të kontinentit.
Studimi është realizuar duke privuar nga gluteni një grup pacientësh që manifestonin simptoma të sindromit të zorrës së irrituar dhe pas tre javësh duke e futur sërish në ushqimin e tyre. Nga eksperimenti u zbulua se 26% e tyre manifestonin sërish simptoma të rënda. Një rezultat i rëndësishëm: për këta lloj pacientësh në fakt mund të përdoret një terapi e bazuar ekskluzivisht te dieta.