Pediatri

kor112019

Celiakia. Gluteni i tepërt në fëmijëri, rrit mundësitë për të zhvilluar sëmundjen

Konsumi i lartë i glutenit në foshnjërinë e hershme shoqërohet me një rritje të rrezikut për celiaki (CD) dhe autoimunitet celiak (CDA), sipas një studimi të botuar në "American Journal of Gastroenterology".
"Në moshën një vjeçare, fëmijët që merrnin më shumë gluten kishin, krahasuar me moshatarët që konsumonin më pak ose aspak, një rrezik rreth dyfish më të lartë për zhvillimin e CDA-së, një stad i mundshëm prodromik i celiakisë", thotë autori kryesor i studimit, Karl Mårild (Instituti i Shëndetit Publik Norvegjez në Oslo), duke shpjeguar se marrja e glutenit është baza e patologjisë që lidhet me sëmundjen celiake, por është ende i paqartë roli i saj sasior në zhvillimin e autoimunitetit.

Për të shqyrtuar këtë aspekt, studiuesit përdorën të dhënat e 1,875 pjesëmarrësve në studimin DAISY (Studimi i Autoimunitetit të Diabetit te të Rinjtë), një studim perspektiv që synon të verifikojë se si bashkëveprojnë gjenet dhe mjedisi në shkaktimin e diabetit të tipit 1. "Krahasuar me fëmijët njëvjeçarë në tercilet më të ulëta sa i përket marrjes së glutenit, ata në tercilet më të larta kishin një rrezik të shtuar me 96% për CD dhe një shtim të rrezikut 2,17 herë për CDA", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se megjithëse forca e lidhjes ishte e ngjashme si për CD-në, ashtu edhe për CDA-në, vetëm kjo e fundit ka arritur domethënie të rëndësishme statistikore, ndoshta për shkak të përhapjes më të madhe, në rastet e studiuara.

"Por nëse konfirmohen këto rezultate, do të jetë e mundur të kuptohet më mirë një aspekt i rëndësishëm i etiologjisë së mundshme multifaktoriale të sëmundjes së celiakisë", shpjegojnë studiuesit, duke vënë në dukje se ende nuk ka ardhur koha për të rekomanduar ndryshime në aspektin e ushqyerjes pediatrike.
"Duke pasur parasysh se ky është një studim vëzhgues dhe për këtë arsye nuk mund të krijojë lidhjet shkak-pasojë, ka shumë shpjegime të mundshme për rezultatet e arritura, përveç faktit që rastet e studiuara janë të kufizuara te fëmijët e rrezikuar gjenetikisht në Denver të Shteteve të Bashkuara. Prandaj, nuk dimë deri në ç'masë këto rezultate mund të përgjithësohen në popullata të tjera", përfundon Mårildi.


Am J Gastroenterol. 2019. doi: 10.14309/ajg.0000000000000255
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31082869


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>