qer282023
Zgjatja e vakteve familjare i bën mirë fëmijëve. Ja, pse
Zgjatja e vakteve familjare me 10 minuta mund të jetë një strategji e përshtatshme për t'i bërë fëmijët të hanë më shëndetshëm dhe të konsumojnë më shumë fruta dhe perime, tregon një studim klinik me përzgjedhje rastësore i botuar në "JAMA Network Open".
"Edhe pse ngrënia e më pak frutave dhe perimeve në fëmijëri dihet se rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kronike jo-infektive, konsumi i këtyre ushqimeve te fëmijët vazhdon të jetë nën sasinë e rekomanduar në nivele globale", shpjegon bashkautorja Jutta Mata nga Universiteti i Manheimit në Gjermani, duke theksuar se çdo femije pothuajse dy të tretat e kalorive i merr nga ushqimi i gatuar në shtëpi. Kështu, vaktet familjare nuk janë vetëm të rëndësishme për ushqyerjen e fëmijëve, por formojnë preferencat e ardhshme ushqimore të tyre si dhe janë një kontekst ideal për futjen e masave dietike që synojnë përmirësimin e shëndetit të tyre.
"Për të vlerësuar efektin e zgjatjes së vakteve familjare në marrjen e frutave dhe perimeve nga ana e fëmijëve, ne përzgjodhëm në mënyrë rastësore 50 çifte prind-fëmijë duke i caktuar ata në një nga dy kushtet dietike: vaktin normal të mbrëmjes në familje ose një vakt mbrëmjeje 50% më të gjatë", shkruajnë autorët duke specifikuar se mosha mesatare e fëmijëve ishte 8 vjeç dhe e prindërve 43 vjeç dhe se të gjitha diadat prind-fëmijë iu caktuan fillimisht njërit dhe më pas vaktit tjetër sipas një metode me përzgjdhje rastësore.
Dhe rezultatet flasin vetë, fëmijët konsumuan më shumë fruta dhe perime gjatë vakteve të zgjatura familjare, madje vetëm me 10 minuta, për ta thënë në shifra, krahasuar me vaktet me kohëzgjatje normale, vaktet më të gjata familjare bënë që fëmijët të hanin 3.32 copa më shumë fruta dhe 3.66 copa më shumë perime ekuivalente me rreth 100 gram.
"Ky rezultat ka rëndësi praktike për sa i përket shëndetit publik, duke qenë se një porcion i vetëm shtesë në ditë ul rrezikun kardiometabolik me 6-7%", përfundon Mata.
JAMA Network Open 2023. Doi: 10.1001/jamannetworkopen.2023.6331
http://doi.org/10.1001/jamannetworkopen.2023.6331