Focus

nën22015

Ripropozimi i terapive është zgjidhja më e shpejtë e me më pak kosto kundër tumoreve

tags: Kancer , Barna

Rikthehet vëmendja në studimin e arsenalit të madh të barnave aktualisht në dispozicion për përdorim klinik, të indikuara jo vetëm për tumoret por edhe për patologji të tjera si diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare. Kjo strategji e njohur ndryshe si "ripropozimi i barnave" (drug repurposing) është lançuar edhe në një artikull të publikuar në "Nature revieës in clinical oncology".

Francesco Bertolini, drejtor i laboratorit të hematoonkologjisë klinike në Institutin Evropian të Onkologjisë në Milano,  Vikas Sukhatme nga Universiteti i Harvardit dhe Gauthier Bouche nga Fondacioni Antikancer në Bruksel, nënvizojnë mundësitë e mëdha që burojnë nga kjo strategji si për pacientët edhe për sistemet shëndetësore kombëtare. Objektivi është që të rreshtohen krahas terapive të reja me një target të caktuar (të cilat kërkojnë kohë dhe kosto shumë të lartë për seleksionimin e molekulave dhe vlefshmërinë e tyre klinike) barna që vijnë shpesh nga mbulimi me patentë, zhvillimi paraklinik dhe klinik i të cilave është sigurisht më i shpejtë dhe ekonomik.
A ka raste suksesi?
Thalidomide: e njohur për efektet anësore të rënda në fetus, e vëzhguar mes viteve 60', tani përdoret me sukses të madh për terapinë e mielomës së shumëfishtë. Apo edhe acidi acetilsalicilik mund të konsiderohet një shembull i "ripropozimit" nën dritën e rezultateve në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.
"Instituti Evropian i Onkologjisë është tashmë maksimalisht i impenjuar në fronte të ndryshme në strategjinë e "riprpozimit" me studime paraklinike mbi barna me toksicitet të ulët si metformina, në studim për kancerin e gjirit apo fluorouracil dhe inhibitorët e tyrosin kinazës në sëmundjet hematologjike", pohon Francesco Bertolini. "Kjo nuk do të thotë se zbulimi i terapive të reja është braktisur, - thekson ai, - por që një strategji plotësuese mund të kontribuojë në përgjigjen ndaj nevojës për barna anti-tumorale në të gjithë botën. Reduktimi i vazhdueshëm i kostos së sekuencimit të gjenomit, në fakt po bën të mundur frontet e reja të mjekësisë precize".
"Shpresat e pacientëve të sëmurë me kancer nuk kanë qenë kurrë kaq të larta, - vazhdon Bertolini, -por kërkuesit dhe mjekët duhet t'i bëjnë ballë një skenari ende të panjohur, të karakterizuar nga kosto shumë të larta  për zhvillimin e barnave të reja dhe proceseve të gjata e të studimeve klinike". Në fakt shërbimet kombëtare shëndetësore nuk po arrijnë të durojnë koston e  barnave të reja onkologjike "të shënjestruara". Në vitin 2013 janë shpenzuar globalisht 91 miliardë dollarë  për barnat inovative për kancerin, ndërsa kostoja mesatare e trajtimit mujor me një bar të ri onkologjik është rritur nga 100 dollarë në vitin 1990 në 10.000 dollarë aktualisht./D.Gj.   
  
Bartolini F, Sukhatme VP, Bouche G. Drug repurposing in oncology-patient and health systems opportunities. Nat Rev Clin Oncol, 2015 Oct 20. [Epub ahead of print]
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26483297


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>