Focus

shk32016

Raporti mjek-pacient udhëton (edhe) nëpërmjet e-mailit

tags: mjek

S'ka më orë të humbura në sallat e pritjes apo udhëtime me kosto të lartë për të shkuar në ambulatorin ku kryhet vizita. Sipas një studimi amerikan të botuar së fundi në revistën "American journal of managed care" ekziston një mundësi tjetër për të menaxhuar në mënyrë efikase raportin personal me mjekun në rast patologjish kronike: Interneti.
"Shifrat na thonë se janë ende të paktë mjekët që komunikojnë rregullisht me pacientët e tyre me anë të teknologjive të reja, por interesi i pacientëve për një raport online me mjekun që i ndjek ,është vërtet i lartë", pohon Mary Reed, studiuese në qendrën "Kaiser Permanente" në Oakland (Kaliforni), e cila bashkë me kolegët ka analizuar efektet e këtij raporti të ri mjek-pacient mbi faktorë të ndryshëm, nga reduktimi i shpenzimeve te përmirësimi i kushteve mjekësore.

Për të arritur objektivin, studiuesit kanë përfshirë në kërkim rreth 1.000 burra e gra amerikane të prekur nga probleme shëndetësore si astma, koronaropatitë, insuficienca kardiake, kongjestioni, diabeti ose hipertensioni dhe i kanë kërkuar atyre që të vlerësojnë përdorimin e një sistemi komunikimi online me mjekun, që lejon kontrollin e kartelës klinike, lënien e takimeve, kërkimin e recetave por edhe shkëmbimin e mesazheve private me mjekun.  
E gjitha me garancinë e sigurisë dhe rezervimit të të dhënave të këmbyera. "Nga sondazhi doli se 56% e pacientëve i ka dërguar një e-mail mjekut gjatë vitit të fundit dhe 46% ka përdorur postën elektronike si metodë të parë për të kontaktuar mjekun, - shpjegon Reed. - Pacientët që duhej të kishin shpenzimet më të mëdha për vizitat që do të kryenin personalisht te mjeku ishin ata që më shumë se kushdo kanë zgjedhur e-mailet si metodë të parë komunikimi". Por kjo nuk është e gjitha. Përdorimi i e-maileve ka mundësuar reduktimin e  kontakteve telefonike mjek-pacient në 42% të rasteve dhe vizitat mjekësore në ambulator në 36% të rasteve.

"Për 1/3 e të intervistuarve përdorimi i postës elektronike ka sjellë gjithashtu përmirësime për shëndetin", përfundon autorja, e bindur se e-mailet mes mjekut dhe pacientit mund të ndryshojnë mënyrën e trajtimit, si dhe të ketë një impakt pozitiv mbi efikasitetin dhe cilësinë e sistemit përveç se mbi kushtet klinike të pacientit./Dica33


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>