Focus

shk42016

Virus Zika, historiku dhe përshkrimi

tags: Virus

Po ngjall shqetësim në të gjithë botën përhapja e virusit Zika, virus për të cilin thuajse asnjë nuk kishte dëgjuar të flitej para se të fillonte të përhapej me shumës shpejtësi në Amerikën Qendrore dhe kryesisht në Brazil, ku gjatë muajve të fundit autoritetet shëndetësore kanë regjistruar një rritje të papritur të numrit të foshnjave me mikrocefali, një defekt kongjenital i karakterizuar nga një kokë shumë e vogël, që në pesë raste ka qenë edhe vdekjeprurëse.
Gjatë ditëve të kaluara autoritetet shëndetësore të Shteteve të Bashkuara kanë pohuar se pritet një përhapje e shpejtë e virusit brenda kufijve të tyre dhe pak më vonë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin, pasi ka parashikuar se totali i rasteve mund të arrijë 3 deri në 4 milionë gjatë muajve në vazhdim.

Francesco Castelli, ekspert i sëmundjeve tropikale në Universitetin e Breshias thotë: "Virusi Zika shkakton një infeksion që në pjesën më të madhe të rasteve është beninj, me simptoma pak a shumë të lehta që shkojnë nga temperatura te dhimbja e kokës dhe dhimbjet e gjymtyrëve; nga konjuktiviti - te njollat në lëkurë të njohura si ezantema. Dikush mund t'i ketë simptomat në një formë aq të butë sa thuajse nuk vihet re fare, ndërsa në një minorancë rastesh (afërsisht 1 në 5) simptomat mund të jenë më të rënda. Natyrisht janë më të ekspozuar personat më të brishtë si të moshuarit, kardiopatikët, imunodepresivët dhe veçanërisht gratë shtatzëna, kryesisht gjatë muajve të parë të shtatzënisë".

Çfarë rrezikojnë gratë në shtatzëni?
"Me përhapjen e shpejtë të virusit të transmetuar nga mushkonja Aedes, në Brazil është regjistruar edhe një shtim i problemeve në të porsalindurit, në veçanti të një sindrome me karakter neurologjik (Guillain-Barré) dhe të mikrocefalisë, pra një keqformim i kafkës e cila mbetet shumë e vogël në përmasa.

Sa të shpeshta janë këto keqformime në lindjet e grave shtatzëna të prekura nga infeksioni i virusit Zika?
"Vlerësohet se risku i mikrocefalisë - në formë pak a shumë të rëndë është 1 rast në çdo 20 mijë lindje të gjalla që regjistrohen në situatë normale, ndërsa mes grave të prekura nga infeksioni rritet në 30 raste për 20 mijë lindje të gjalla. Ashtu si të gjitha dëmet në rritjen e fetusit, risqet janë madhore nëse virusi godet në tremujorin e parë të shtatzënisë".

Bëhet fjalë për një rrezik të ri, apo ishte i njohur që më parë?
" Virusi i njohur që nga gjysma e shekullit të kaluar, ka marrë emrin e pyllit buzë liqenit Viktoria në Ugandë, ku u identifikua për herë të parë në vitin 1947. Deri tani nuk ka qenë një kërcënim për shëndetin publik, derisa përhapja e madhe në Brazil, vepër e mushkonjave të llojit Aedes, që e transmetojnë infeksionin nga një person në tjetrin, ka bërë që të shfaqen këto efekte shumë të rralla por sigurisht të rënda mbi zhvillimin e shtatzënisë. Virusi mund të jetë pasojë edhe ngrohjes globale, pasi ka shumë mundësi që rritja graduale e temperaturës së planetit të jetë në bazë të përhapjes së mushkonjave edhe në zona ku më parë kishte vështirësi mbijetese. 
Rreziku që virusi mund të transmetohet mes njerëzve, edhe nëpërmjet raporteve seksuale, duket se është i përjashtuar nga kërkimet e deritanishme, prandaj risku lidhet në thelb me mushkonjat në një nga vendet ku vazhdon epidemia./D.GJ.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>