mar72016
Virusi Zika: një studim konfirmon transmetimin e mundshëm seksual
Një studim i Departamentit të Sëmundjeve Infektive (MIPI) në Institutin e Lartë të Shëndetësisë (ISS) në Itali konfirmon mundësinë e transmetimit seksual të virusit Zika. Studimi i publikuar së fundi në revistën dedikuar epidemiologjisë "Eurosurveillance", nuk ka të bëjë me epideminë aktuale në Amerikën Latine, por me një rast - i treti i identifikuar deri tani nëpër botë, i rindërtuar dhe i konfirmuar në mënyrë retrospektive.
"Në periudhën verë-vjeshtë 2014, njësia e arbovirusit e ISS ekzaminoi gjakun e një burri që kishte udhëtuar në atë kohë në një zonë endemike (Tailandë), si dhe të partneres së tij. Kjo e fundit nuk kishte kryer udhëtime, por megjithatë në harkun kohor të 20 ditëve ankohej për simptoma të ngjashme me Dengue", shpjegon drejtori i MIPI-t, Gianni Rezza duke saktësuar se analizat e laboratorit nuk e konfirmuan infeksionin nga Dengue në asnjë nga rastet. Mbeti megjithatë dyshimi për një infeksion të importuar nga Flavivirus me transmetim autokton, me shumë mundësi seksual. Kampionet e nxjerra në fazë akute u analizuan edhe me një test molekular për praninë e virusit Zika dhe rezultatet ishin sërish negative.
"Por këtë vit u vu në dispozicion një test neutralizues për virusin Zika. Dy kampionët e testuar më parë u testuan sërish për të verifikuar nëse bëhej fjalë për një infeksion nga Dengue apo nga Zika, me mundësinë e gjetjes së një aktiviteti të kryqëzuar mes të dyve", vazhdon eksperti. Dhe surprizë: rezultatet e analizës konfirmuan diagnozën e Zika-s si te udhëtari edhe te partnerja e tij, një rast që kërkuesit e përkufizojnë si autokton dhe me transmetim të mundshëm seksual.
Studime të tjera vazhdojnë në Shtetet e Bashkuara dhe në Angli, ku në një pacient me virusin Zika u identifikuan gjurmë ARN virale në spermë, edhe në një distancë kohore prej 2 muajsh nga sëmundja akute. Pra duket se infeksioni të mbetet relativisht gjatë në materialin spermatik.
Eurosurveillance 2016. doi: 10.2807/1560-7917.ES.2016.21.8.30148http://www.eurosurveillance.org/ViewArticle.aspx?ArticleId=21395