mar152016
Kanceri kolorektal, studimet tregojnë efektet pozitive të aspirinës në parandalimin e tij
Dy studime prospetike të analizuara nga një skuadër kërkuesish të "Massachussets General Hospital" në Boston, venë në dukje se përdorimi i rregullt i aspirinës me doza të ulëta për të paktën 6 vjet lidhet me një risk shumë më të ulët të kancerit në përgjithësi, por mbi të gjitha të tumoreve të traktit gastro-intestinal. Të dhënat janë publikuar në numrin e fundit të revistës "Jama Oncology" dhe studimi pason rekomandimet e task forcës amerikane të Shërbimeve të parandalimit (US Preventive Services Task Force - USPSTF) që parashikojnë marrjen e aspirinës te personat me risk për sëmundje kardiovaskulare, për të parandaluar tumorin kolorektal. Nga të dhënat rezulton se përdorimi i rregullt i aspirinës me administrim në doza të ulëta dy herë në javë mund të parandalojë një përqindje të rëndësishme të tumoreve kolorektale dhe të integrojë përfitimet e screening.
Dy studimet në fjalë janë dy studime prospetike koorte me kohëzgjatje mbi 30 vjet, të cilat kanë përfshirë 135.965 gra dhe burra. Rezultatet e studimit sugjerojnë se një përdorim i rregullt i aspirinës me dozim të ulët dy herë në javë mund të parandalojë rreth 7400 raste kanceri kolorektal shtesë ndër 41.3 milionë amerikanë me moshë 50-75 vjeç që i nënshtrohen screening dhe 9800 raste ndër 29.9 milionë amerikanë që nuk i nënshtrohen screening.
Aspirina, - thuhet në fund të studimit, - mund të jetë një alternativë potenciale dhe me kosto të ulët për screening endoscopik të tumorit kolorektal sidomos në rast burimesh të limituara, ose një masë shtesë./AIFA