Focus

mar212016

Parkinsoni me shfaqje të hershme: temperatura cerebrale mund të jetë shënjestër terapeutike

Një studim italian i publikuar në "Movement Disorders" tregon një rritje të temperaturës cerebrale në të gjithë pacientët e prekur nga sëmundja e Parkinsonit dhe shfaqje të hershme. Vlerësimi termik i trurit varet nga bilanci neto i nxehtësisë së lëshuar nga fosforilimi mitokondrial oksidativ dhe atë të hequr nga fluksi hematik cerebral, por pjesa më e madhe e mutacioneve të asociuara me Parkinsonin  me fillim të hershëm ndryshon funksionin e mitorkondrive. Duke u nisur nga këto konsiderata kërkuesit e Universitetit Shtetëror të Milanos, të koordinuar nga Mario Rango, kanë studiuar variacionet e temperaturës cerebrale në 5 pacientë me Parkinson me fillim të hershëm. Ndër ta janë edhe dy femra, me moshë mesatare 41 vjeç, me ndihmën e spektroskopisë dhe rezonancës magnetike, që lejon matjen jo invazive të temperaturës në fusha specifike të trurit. Të gjithë pacientët u vlerësuan gjenetikisht dhe dy prej tyre kishin mutacione: një në PLAG2G6 dhe një tjetër në PINK1.

Nga ana tjetër dhjetë pacientë të shëndetshëm, me moshë dhe gjini të ndryshme shërbyen si grup kontrolli dhe në të gjithë pjesëmarrësit u mat si temperatura e trupit edhe ajo cerebrale e nxjerrë nga korteksi viziv i cingulateve të pasme të hipotalamusit, në qendrën gjysmë-ovale të bërthamës lentkulare. Studimi verifikoi një rritje substanciale të temperaturës cerebrale te pacientët në krahasim me personat e shëndetshëm në të gjitha zonat cerebrale, ndërsa rritja në fushat vizive ishte vetëm margjinal. Zakonisht rritja e temperaturës hipotalamike duhet të japë një përgjigje që çon në një ulje të vlerësimit termik, por në studimin e sapo publikuar hipotalamusi është treguar joefikas në kontrollin e temperaturës cerebrale.

Arsyeja e shtimit të temperaturës cerebrale mbetet pak e qartë, edhe pse një nga shkaqet mund të jetë rritja e nxehtësisë së lëshuar nga mitokondritë. Pas këtij studimi, ulja e temperaturës cerebrale mund të konsiderohet si një target i mundshëm terapeutik për të parandaluar evolucionin neurodegjenerativ të Parkinsonit me shfaqje të hershme.

 

Mov Disord. 2016. doi: 10.1002/mds.26548
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26873586


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>