Focus

pri212016

Skizofrenia dhe episodet maniakale, ANSM apel për një përshkrim korrekt të aripiprazolit

Pas raportimit të një përdorimi jashtë indikacioneve të autorizuara, kryesisht si terapi për çrregullime të spektrit autik, Agjencia Franceze për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (ANSM) ka nxjerrë një komunikatë drejtuar profesionistëve të shëndetësisë mbi aripiprazolin, një derivat kinolonik, i aprovuar për trajtimin e skizofrenisë dhe episodeve maniakale në rast çrregullimi bipolar. Letra ka si qëllim të kujtojë indikimet dhe masat e përdorimit në lidhje me riskun e ideve dhe sjelljeve që çojnë drejt vetëvrasjes te pacientët që marrin barin. Duke mos qenë i ditur në mënyrë të saktë mekanizmi i veprimit i këtij antipsikotiku atipik, ngrihet hipoteza se bari vepron si një agonist i pjesshëm mbi receptorët dopaminergjikë dhe serotoninergjikë. 

Trajtimi kontribuon në normalizimin e aktivitetit cerebral duke reduktuar simptomat psikotike të skizofrenisë një sëmundje e karakterizuar nga haluçinacione, mendime dhe gjuhë deliruese, sjellje të dyshimta dhe paranojake, iluzione dhe duke parashikuar rishfaqjen e simptomave.
Nisma e farmakovigjilencës franceze vjen pas disa sinjalizimeve të përdorimit të barit te adoleshentët e prekur nga autizmi, patologji për të cilat siguria dhe efikasiteti i barit nuk janë përcaktuar. Rekomandohet pra të respektohen në mënyrë skrupoloze indikimet e autorizuara për të shmangur riskun e shfaqjes se ideve dhe sjelljeve vetëvrasëse, vetëdëmtimin, ndryshimin e humorit dhe mbi të gjitha në javët e para të marrjes së barit kur kombinimi konsiderohet më i fortë.
Aripiprazoli është një bar që kërkon një vigjilencë të vazhdueshme, veçanërisht pacientët adoleshentë duhet të monitorohen për shenja e depresioni dhe duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut nëse zhvillojnë mendime të rrezikshme.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>