qer12016
Dëmi renal akut: fillimi i hershëm i dializës përmirëson prognozën në pacientin kritik
Në një studim të publikuar në revistën "Jama", Alexander Zarbock nga Spitali universitar i Munsterit në Gjermani dhe kolegët tij kanë analizuar nëse një fillim i hershëm i terapisë zëvendësuese te pacientët me insuficiencë renale akute të rëndë, do të ishte në gjendje të reduktonte normën e vdekshmërisë për të gjitha shkaqet në 90 ditë.
Studimi është prezantuar në kongresin e 53' të Shoqatës Evropiane të Veshkave dhe Shoqatës Evropiane të Dializës dhe Transplanteve (ERA-EDTA) në Vjenë nga 21 deri në 24 maj. "Dëmi akut i veshkave është një komplikacion i njohur për shumë kushte të rënda, me një efekt negativ në dekursin e sëmundjes", shkruajnë autorët duke kujtuar se pavarësisht progreseve të fundit në menaxhimin e pacientëve kritikë, shkalla e vdekshmërisë për shkak të dëmtimit akut të veshkave mbetet e lartë ndërsa koha optimale e fillimit të terapisë zëvendësuese renale te pacientët kritikë me një dëm të tillë mbetet e panjohur.
Duke u nisur nga këto supozime kërkuesit kanë ndarë 231 pacientë me dëm akut të veshkave në shkallë të rëndë, për trajtimin zëvendësues me hemodializë ose dializë peritoneale brenda 8 ose 12 orëve nga diagnoza e vetë dëmit.
Ata zbuluan se fillimi i hershëm i terapisë zëvendësuese renale, jo vetëm ka reduktuar në mënyrë domethënëse vdekshmërinë me 90 ditë në krahasim me fillimin e vonuar, me norma respektive prej 39% dhe 55%, por edhe ka përmirësuar rigjenerimin e funksionit renal (54% vs 39%). Me trajtimin e hershëm janë reduktuar në nivel domethënës edhe kohëzgjatja e terapisë zëvendësuese renale (9 ditë kundrejt 25) dhe qëndrimi në spital (51 kundrejt 82 ditëve).
Ndërsa asnjë ndryshim nuk ka rezultuar sa i takon përmirësimit të funksionit të organeve dhe kohëzgjatjes në terapi intensive.
Pavarësisht se ky studim na ofron të dhëna të rëndësishme mbi efikasitetin e terapisë zëvendësuese renale në dëmin renal akut në fazë të avancuar, rezultatet duhet të konfirmohen nga studime multiqendrore për të përcaktuar momentin optimal për nisjen e terapisë zëvendësuese renale te pacientë kritikë me dëm akut të veshkave", përfundon Zarbock.
Jama 2016. doi:10.1001/jama.2016.5828
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jama.2016.5828