Focus

qer302016

Barnat kundër diarresë, mjekët në SHBA alarm për vetëmjekimin me mbidozim

Rasti klinik i një 24-vjeçari amerikan me histori varësie ndaj opiateve, i sjellë në urgjencë për një arrest respirator mund të ngjajë si një nga të shumtët, por në fakt është publikuar në "Annals of Emergency Medicine" për një veçori të pazakontë: pranë pacientit u gjetën gjysmë duzine kuti loperamidi bosh.

Autorët e "case report" ngrenë hipotezën se medikamenti është i lidhur me abuzimin e substancave, ndoshta me qëllim për të lehtësuar simptomat e varësisë. Loperamidi, bar i detyrueshme për udhëtarët për shkak të aftësisë së tij për të bllokuar diarrenë në kohë më të shpejta, është tani në qendër të vëmendjes nga ekspertët amerikanë: Sipas mjekëve amerikanoveriorë, në fakt, loperamidi përdoret gjithnjë e më shpesh për të reduktuar simptomat e varësisë nga qetësuesit opiodë si hidrokodoni dhe oksikodoni, ose për të arritur një eufori kimike.

"Aksesi i madh ndaj barit, në banak dhe me kosto të ulët, po aq sa dhe mungesa e stigmës sociale kontribuojnë në abuzimin e mundshëm të tij", pohon Ëilliam Eggleston, autor i studimit, i cili bashkë me kolegët e përkufizon si të rrezikshëm abuzimin me loperamidin. Sigurisht, principi aktiv i barit është një opiat, edhe pse me një mekanizëm veprimi të kufizuar në zorrë.

Nga studimet që ka shqyrtuar Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA për aprovimin e barit në vitin 1970, doli një risk varësie për shkak se supozohej një kalim i kufizuar i barrierës hematoencefalike. Në vitin 2013 loperamidi fitoi në internet etiketimin si metadoni i të varfërve, me kulmin në  autoadministrim mes 70 - 100 miligramëve kundrejt 16mg të rekomanduara si dozë maksimale ditore kundër diarresë. 

"Personat në kërkim të vetëtrajtimit me simptoma të abstenimit apo kur duhet të udhëtojnë, i tejkalojnë shumë dozat, gjë e cila ndonjëherë shoqërohet me pasoja edhe fatale", përfundon Eggleston.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>