Focus

tet202016

Identifikohet një markator i dobishëm për të zhvilluar terapitë e epilepsisë

tags: Epilepsia

Kërkuesit e institutit "Mario Negri" në Milano kanë identifikuar një markator në gjendje që të sinjalizojë fazën fillestare të epilepsisë. Zbulimi bazohet në analizën e të dhënave të nxjerra nga kërkuesit italianë dhe izraelitë në një model eksperimental që riprodhon te minjtë atë që ndodh në trurin e njeriut pas faktorëve të riskut që mund të çojnë në epilepsi, të tillë si: iktus, trauma cerebrale, infeksione dhe ekspozime ndaj agjentëve toksikë.  Markatori i identifikuar nga kërkuesit e institutit milanez konsiston në një aktivitet të veçantë elektrik cerebral të njohur si intermitencë dinamike, e dukshme gjatë fazave të zhvillimit të epilepsisë, e cila mund të zbulohet në elektroencefalogramat që në 48-72 orët pas ekspozimit ndaj faktorëve potencialë të riskut.

Administrimi i një bari eksperimental në gjendje që të parandalojë shfaqjen e epilepsisë te kafshët e laboratorit, redukton në mënyrë domethënëse këtë lloj aktiviteti elektrik, duke dhënë provën se intermitenca dinamike mund të jetë një indikator efikas anti-epileptik i terapive në fazën e zhvillimit.

Dhe pikërisht ky aspekt duket se është një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër epilepsisë: Deri më tani mungesa e një markatori të epileptogjenezës, ka ecur paralel me mungesën e terapive që parandalojnë zhvillimin e sëmundjes.
 
"Në sajë të identifikimit të këtij markatori të hershëm të epileptogjenezës i jepet një shtysë e rëndësishme kërkimeve për ndërhyrje terapeutike që parandalojnë zhvillimin e epilepsisë te personat në risk", pohon Massimo Rizzi, nga Departamenti i neuroshkencave në Institutin e kërkimeve farmakologjike Mario Negri.

Këto rezultate janë bërë të mundura falë projektit europian EPITARGET, që promovon jo vetëm kërkimin mbi epilepsinë por edhe shkëmbimin e të dhënave mes kërkuesve. Thelbësor ka qenë edhe përdorimi i qendrave të përllogaritjeve të Institutit kombëtar të fizikës bërthamore) me një infrastrukturë që elaboron një numër të madh të dhënash në sajë të përdorimit të një sasie të gjerë burimesh të ndara.

 

Scientific Reports 2016. doi:10.1038/srep31129


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>