Focus

maj162017

Hipotermia terapeutike: efikase në zvogëlimin e lezioneve cerebrale në komë pas arrestit kardiak

Sipas udhëzuesve të rinj të Akademisë Amerikane të Neurologjisë (AAN) të aprovuara nga Neurocritical Care Society, ftohja e trupit e arritur në sipërfaqe me kompresa të ftohta, mbulesa të veçanta apo së brendshmi me përdorimin e dispozitivëve që ftohin gjakun brenda enëve, mund të reduktojë entitetin e lezioneve cerebrale për pacientët në koma pas reanimimit për arrest kardiak.
"Njerëzit që ndodhen në koma pasi janë renaimuar nga arresti kardiak kërkojnë një kurë komplekse neurologjike dhe mjekësore dhe neurologët mund të luajnë një rol kyç në përmirësimin e rezultateve me ftohjen e trupit", pohon Romergryko Geocadin nga Johns Hopkins University School of Medicine në Baltimora, i cili ka drejtuar grupin e punës në dokumentin e publikuar në "Neurology".

"Këta udhëzues sugjerojnë se ftohja duhet të përdoret më shpesh për pacientët që janë të përshtatshëm për t'iu nënshtruar asaj", shton. Për të arritur në dokumentin përfundimtar, 11 ekspertë kanë ekzaminuar të gjitha provat e disponueshme të ardhura nga studime të zhvilluara në 50 vitet e fundit mbi metodat e përdorura për reduktimin e lezioneve cerebrale te personat në koma pas reanimacionit për arrest kardiak.
Në këtë mënyrë kërkuesit kanë gjetur prova bindëse për faktin se në pacientët në koma pasi u trajtuan me goditje elektrike në zemër pas arrestit kardiak jashtë spitalit, hipotermia terapeutike ose ftohja e trupit në temperature mes 32-340C për 24 orë është efikase në përmirësimin e mundësisë së rikuperimit të funksionit cerebral. Dolën gjithashtu prova të moderuara mbi faktin se edhe menaxhimi i temperaturës së fokusuar, pra ruajtja e trupit të ftohur në 360C për 24 orë dhe ngrohja e mëvonshme në 37.50C për tetë orë, është efikase për të ndihmuar në reduktimin e lezioneve cerebrale pas arrestit kardiak.
"Ka pasur debate mbi faktin se cili protokoll ftohjeje është më i mirë, por udhëzuesit tanë kanë zbuluar se të dyja llojet e trajtimit kanë pasur të njëjtin rezultat", nënvizojnë autorët dhe shtojnë: "Rekomandojmë që familjet t'i kërkojnë mjekut nëse i afërmi i tyre është i përshtatshëm për hipoterminë terapeutike". Udhëzuesit sugjerojnë që studimet ardhshme të përqendrohen në kërkimin e temperaturës së duhur dhe normave të ftohjes e ngrohjes optimale për trupin, si dhe në shqyrtimin se cilat metoda ftohjeje janë më efikase. 

 

Neurology 2017. doi:10.1212/WNL.0000000000003966 http://www.neurology.org/content/early/2017/05/10/WNL.0000000000003966.short  


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>