Focus

kor302018

Pse gratë skizofrenike, janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit?

Gratë skizofrenike mund të kenë një rrezik për kancer të gjirit 30% më të lartë krahasuar me bashkëmoshataret pa çrregullime të shëndetit mendor, sipas një metanalize të koordinuar nga Patrick Triplett (Shkolla e Mjekësisë "Johns Hopkins").

"Neoplazia mamare, tumori më i zakonshëm i gjinisë femërore, prek një në nëntë gra, gjatë jetës së tyre", thotë kërkuesi, që së bashku me kolegët, ka zhvilluar një kërkim sistematik mbi PubMed dhe EMBASE, duke përzgjedhur 12 studime kohorte me një total prej 125.760 vetësh.

"Numri i pacienteve skizofrenike të përfshira në secilin nga studimet që janë bërë objekt i rishikimit, ishte nga 1.388 në 44.447 dhe numri i rasteve me kacer të gjirit varionte nga 42 në 1.042", saktësojnë kërkuesit. Rezultatet e metanalizës flasin qartë: prania e skizofrenisë lidhet me një rrezik dukshëm më të madh për zhvillim të kancerit të gjirit.

"Nevojiten studime të tjera për të përcaktuar si lidhjen mes skizofrenisë dhe nëntipeve të ndryshme të neoplazisë mamare, ashtu edhe nëse lidhja mes dy sëmundjeve mund të ndikohet nga mosha e gruas në nisjen e tumorit të mamelës, nga barnat antipsikotike të përdorura për të trajtuar skizofreninë dhe nga nëntipi i kancerit", shton autori, duke nënvizuar se, pavarësisht kufizimeve të metanalizës, gratë me skizofreni meritojnë gjithsesi një vëmendje të veçantë në kuptimin e kontrolleve dhe të trajtimit të tumorit të gjirit.

"Për ta thënë me fjalë të tjera, nevojitet një vlerësim fillestar për të shtresëzuar rrezikun e kancerit te gratë skizofrenike. Rrjedhimisht, antipsikotikët që mund të shtojnë nivelin e prolaktinës, duke shtuar mundësitë për zhvillimin e një kanceri gjiri, duhet të evitohen te gratë me rrezik të lartë", thotë Tripletti, duke shtuar se në momentin kur te një grua skizofrenike diagnostikohet tumori mamar, nevojitet një bashkëpunim i ngushtë me onkologët dhe psikiatrët për të vënë në veprim, programin më të mirë terapeutik.

 

JAMA Psychiatry. 2018. doi: 10.1001/jamapsychiatry.2017.4748
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29516094


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>