nën162018
Rindërtimi i gjirit pas mastektomisë. Ç'duhet patur parasysh para marrjes së vendimit?
Marrja e një vendimi të kënaqshëm për pacienten, në lidhje me rindërtimin e gjirit pas mastektomisë për shkak të kancerit, kërkon të parashikohet se si do të ndihet ajo pas procedurës. Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Surgery", gratë priren ta mbivlerësojnë ndikimin që do të ketë rindërtimi i gjirit mbi mirëqenien e tyre të ardhshme.
"Kemi dashur të provojmë dhe të vlerësojmë se sa janë në gjendje pacientet ta parashikojnë mirëqenien e ardhshme pas mastektomisë, me ose pa rindërtim të menjëhershëm, duke supozuar se ato do ta mbivlerësojnë ndikimin negativ të mastektomisë e ndikimin pozitiv të rindërtimit dhe se saktësia e parashikimit do të shoqërohet me kënaqësinë dhe keqardhjen për vendimin", thotë Clara Lee Nan-hi (Universiteti Shtetëror i Ohajos), autore kryesore e studimit.
Hulumtuesit kanë ftuar të marrin pjesë në studim, gra të rritura që i janë nënshtruar mastektomisë për karcinomë mamare duktale apo lobulare invazive, të fazës 1, 2 ose 3, karcinomë duktale in situ, ose për profilaksi, në një klinikë të vetme onkologjike. Rezultatet e pritshme ishin lumturia dhe cilësia e jetës në 12 muaj, kënaqësia e pritshme për gjirin, atraktiviteti seksual, mpirja dhe dhimbja e gjirit (Decision Regret Scale e la Satisfaction With Decisions Scale).
Studimi u përqendrua në një grup me 96 gra, 54 e të cilave nuk e kishin bërë rindërtimin dhe 42 që e pranuan atë, me një moshë mesatare prej 53.9 vjetësh, nga të cilat 76% ishin të bardha, 52% ishin të diplomuara, 56% kishin siguracion privat. Pacientet që kanë bërë mastektomi pa rindërtim, kanë nënvlerësuar mirëqenien e ardhshme në të gjitha fushat. Dallimet ishin të rëndësishme për rezultatet e lidhura me cilësinë e jetës dhe kënaqësinë që ndienin kur ishin të veshura.
Nga ana tjetër, pacientet që i nënshtrohen mastektomisë me rindërtim, kanë mbivlerësuar dukshëm kënaqësinë me trupin e tyre të paveshur, tërheqjen seksuale me rroba dhe pa rroba. Të dyja grupet treguan më shumë mpirje sesa pritej dhe pacientet që ishin më pak të lumtura ose që kishin më shumë dhimbje sesa pritej, raportuan keqardhje më të madhe për vendimin e marrë.
"Mbështetja e vendimit për rindërtimin e gjirit duhet të marrë parasysh pritshmëritë që kanë të bëjnë me mirëqenien", përfundojnë autorët.
JAMA Surg. 2018. doi:10.1001/jamasurg.2017.6112
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29417143