Focus

pri92019

Mindfulness, një opsion premtues për trajtimin e dhimbjes kronike

Teknika e njohur si mindfulness, një lloj meditimi i ndërgjegjshëm, është një opsion premtues për të lehtësuar dhimbjen kronike, sipas një analize që ka grumbulluar të dhënat e disponueshme në literaturë dhe që është publikuar në "Evidence Based Mental Health". Teknika Mindfulness, sipas autorëve, mund të reduktojë në jetën e përditshme shkallën e rëndesës, impaktin e dhimbjes kronike dhe ankthin që e shoqëron atë.
"Teknika psikologjike më e përdorur për trajtimin e dhimbjes kronike është terapia konjitive e sjelljes ose CBT. Por, jo të gjithë ata që jetojnë me dhimbjen kronike, e cila godet rreth një nga pesë adultë, e shohin si të dobishme", miraton Eve-Ling Khoo (Instituti i Kërkimeve i Spitalit të Oktavës), autore kryesore e punimit.

Kërkuesit kanë vlerësuar 184 studime klinike dhe kanë seleksionuar 21 prej tyre, që kanë përfshirë rreth 2.000 persona. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin gra nga 35 deri në 65 vjeçe dhe patologjia që kishte shkaktuar dhimbjen, ishte në pjesën më të madhe muskulo-skeletike. Rishikimi ka kombinuar prova qoftë direkte, qoftë indirekte për të vlerësuar impaktin e mundshëm të CBT-së mbi shëndetin, në krahasim me kurën e zakonshme ose mospërdorimin e asnjë kure, të mindfulness-it në krahasim me kurën e zakonshme, ose mospërdorimin e asnjë kure dhe të mindfulness-it në krahasim me CBT-në.

Analiza nuk ka nxjerrë dallime të rëndësishme ndërmjet dy teknikave: të dyja kanë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme funksionimin fizik dhe kanë reduktuar shkallën e rëndë të dhimbjes, në krahasim me kurën e zakonshme, ose me mospërdorimin e asnjë kure. Kërkuesit, sidoqoftë, janë të kujdesshëm në lidhje me observimet e tyre; vetëm një nga 21 studimet ka krahasuar direkt CBT-në me mindfulness-in dhe vetëm 12 studime kanë qenë vërtet cilësore.

Marzhi statistikor i gabimit ka rezultuar i gjerë, gjë që tregon se është e pamundur të vendosim nëse është më mirë të përdorim CBT-në apo mindfulness-in, në bazë të llojeve të ndryshme të dhimbjes dhe simptomave psikologjike, prandaj do të jenë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të plotësuar këtë boshllëk.
"Edhe pse CBT-ja është konsideruar ndërhyrja psikologjike e preferuar për dhimbjen kronike, jo të gjithë pacientët shfaqin një përgjigje klinikisht të rëndësishme ndaj trajtimit. Janë propozuar rekomandime të shumta për të përmirësuar CBT-në për këta pacientë, por një zgjidhje shtesë mund të jetë ajo e mindfulness-it, që duket premtuese në përmirësimin e shkallës së rëndesës së dhimbjes dhe në reduktimin e interferencës së shqetësimit psikologjik", përfundojnë autorët.


Evid Based Ment Health. 2019. doi: 10.1136/ebmental-2018-300062
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30705039


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>