Focus

jan72022

Dhimbja kronike e përhapur. Ja, pacientët më të rrezikuar

Sipas një studimi të botuar në Journal of Multimorbidity and Comorbidity, dhimbja kronike, e përcaktuar si një dhimbje që zgjat më shumë se tre muaj, është tepër e zakonshme në një gamë të gjerë patologjish afatgjata dhe njerëzit me më shumë sëmundje bashkëshoqëruese janë më të rrezikuar për të pasur më shumë dhimbje të tilla e, për rrjedhojë, për t'u prekur nga problemi në më shumë zona të trupit.

"Dhimbja kronike përjetohet shpesh, njëkohësisht me patologji të tjera afatgjata, por kuptimi i këtyre situatave, veçanërisht në lidhje me sëmundshmërinë e shumëfishtë, është i dobët", thotë Ross McQueenie, nga Universiteti i Glasgout, emri i parë i studimit. Për të sqaruar çështjen, studiuesit ekzaminuan lidhjet midis pranisë dhe shtrirjes së dhimbjes kronike me llojin dhe numrin e patologjive afatgjata, duke vlerësuar të dhënat e pjesëmarrësve në Biobank, Britani e Madhe, të cilët kishin vetëraportuar dhimbje kronike me kohëzgjatje tre muaj në shtatë vende të trupit, ose sidoqoftë, të përhapur. Gjithsej, 218,648 individë vetëraportuan dhimbje kronike. Nga këta, 69.1% raportuan një sëmundje afatgjatë dhe 36.2%, raportuan dy. Në 31 nga 45 prej patologjive afatgjata të ekzaminuara, më shumë se 50% e pjesëmarrësve përjetuan dhimbje kronike. Dhimbja kronike ishte zakonisht e shoqëruar me migrenën ose dhimbjen e kokës dhe me sindromën e zorrës së irrituar, situata ku dhimbja është një simptomë parësore, por edhe me shëndetin mendor dhe sëmundjet e aparatit të tretjes.

Pjesëmarrësit me më shumë se katër sëmundje afatgjata kishin tre herë më shumë gjasa të kishin dhimbje kronike dhe 20 herë më shumë gjasa të kishin dhimbje kronike të përhapura sesa ata pa sëmundje afatgjatë. "Dhimbja kronike është një faktor kyç për t'u marrë në konsideratë për menaxhimin e pacientëve me patologji afatgjata, ose me sëmundje të shumta bashkëshoqëruese", përfundojnë autorët.


J Multimorbidity and Comorbidity 2021. Doi: 10.1177/26335565211005870


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>