pri302019
Hepatiti B. Rasti klinik: të ndërpriten antiviralët nëse ka bioshënjues pozitivë
Disa të sëmurë me hepatit kronik B mund t'i ndërpresin pa rrezikuar barnat antivirale nëse analiza e bioshënjuesve të rinj jep përgjigje pozitive. Rasti klinik i një gruaje të kuruar në Piza për hepatitin B kronik HBeAg negativ, që pas disa vitesh me terapi antivirale ka mundur të ndërpresë pa risqe terapinë farmakologjike, është paraqitur bashkë me rastet e tjera klinike didaktike në kongresin e përvitshëm të Shoqatës Evropiane për Studimin e Mëlçisë (EASL), që u zhvillua në Vienë, gjatë prillit.
Analiza e bioshënjuesve të rinj është shumë premtuese, por ende mungojnë udhëzimet dhe kriteret e zakonshme për të vendosur kush mund ta ndërpresë kurën në mënyrë të sigurt. Tema do të trajtohet në Vienë në një seksion specifik të koordinuar nga Maurizia Brunetto (Departamenti i Mjekësisë Klinike dhe Eksperimentale të Universitetit të Pizës). Brunetto, e cila tridhjetë vjet më parë kishte zbuluar HBV-në dhe HBeAg defektive, shkak i formës më të përhapur të hepatitit kronik B që në botë numëron 20 milionë raste, do të ilustrojë rolin e bioshënjuesve të rinj për menaxhimin e infeksionit kronik nga virusi i hepatitit B (HBV), që ka të paktën 200.000 milionë bartës në botë.
Nëse kurohet për një periudhë kohe me barna si analogët nukleotidikë që bllokojnë replikimin e virusit, hepatiti B kronik mund të kontrollohet dhe pacienti bëhet bartës i shëndetshëm dhe inaktiv. Bëhet fjalë për një terapi gjatë gjithë jetës, që kushton 5000 deri në 8000 euro. Falë vendosmërisë dhe matjes së përsëritur të një kombinimi të bioshënjuesve sierologjikë, në ditët e sotme është e mundur që të identifikohen pacientët pa cirrozë hepatike te të cilët terapia mund të ndërpritet pa rrezikuar për recidiva apo riaktivizim klinikisht të rrezikshëm të virusit, pas një konsolidimi të përshtatshëm të përgjigjes ndaj terapisë. Mendohet se rreth 10% e pacientëve të trajtuar të paktën 3-4 vjet, mund të arrijnë çdo vit nivele aq të ulëta të bioshënjuesve viralë saqë mund ta ndërpresin terapinë me rezultat pozitiv.
Ndërprerja e sigurt kërkon një periudhë kontrolli mujore. Ndërmjet mbi 800 rasteve të ndjekura në Qendrën e Pizës nga ekipi i Brunettos, shumë i vështirë ka qenë rasti i një gruaje që kishte marrë virusin në moshën 20 vjeçare dhe për 30 vjet ishte kuruar në fillim me interferone dhe më pas, me barna të reja. Prej rreth 3 vjetësh, gruaja që tashmë është 60 vjeçe dhe me HBsAg negative, ka mundur ta ndërpresë trajtimin.