Focus

kor292019

Celiakia. Mungesat nutricionale mund të jenë e vetmja shenjë e sëmundjes së padiagnostikuar

Sipas një studimi të publikuar në "Mayo Clinic Proceedings", të rriturit që vuajnë nga sëmundja e celiakisë, por që ende nuk janë diagnostikuar, shpesh paraqesin mangësi nutricionale, si shenjë e vetme e sëmundjes.
"Njerëzit kanë ide të paracaktuara mbi mënyrën se si ndodh sëmundja celiake. Shumë mjekë presin të shohin pacientë të dobët, për shkak të keqpërthithjes dhe diarresë. Por, ka edhe disa individë që nuk bien në peshë, madje disa janë mbipeshë, por gjithsesi, kanë mangësi mikronutrientësh", shpjegon Joseph Murray (Klinika "Mayo" në Roçester, Minesota), autori kryesor i studimit.

"Në praktikë, edhe nëse nuk humbin kalori, ata nuk përthithin disa lëndë ushqyese jetësore, prandaj mjekët duhet të jenë në kërkim të niveleve të ulëta të hekurit, vitaminës D dhe zinkut", shton ai. Në studimin e tyre, studiuesit studiuan 309 të rritur të sapo diagnostikuar me sëmundjen e celiakisë në vitet 2000-2014. Pacientët u krahasuan në bazë të moshës me pjesëmarrësit në Anketën Kombëtare të Shëndetit dhe Ushqyerjes (NHANES), një bazë të dhënash përfaqësuese në nivel kombëtar, nga e cila kanë dalë dhe dallimet e mëdha në nivelet e lëndëve ushqyese:
Zinku mungonte te 59.4% e celiakëve, krahasuar me 33.2% të kontrolleve, bakri ishte i ulët te 6.4% e pacientëve celiakë, krahasuar me 2.1% të kontrolleve, folati i ulët te 3.6 % të pacientëve celiakë, krahasuar me 0.3% të kontrolleve dhe vitamina B12, ishte e ulët te 5.3% të pacientëve celiakë, krahasuar me 1.8% të kontrolleve. Hekuri ishte i ulët te 30.8% të pacientëve celiakë, por nuk kishte kontrolle për të krahasuar këtë vlerë.

Ndryshe nga lidhja tradicionale që është bërë midis sëmundjes së celiakisë dhe dobësisë, humbja e peshës u vu re vetëm te 25.2% të pacientëve të diagnostikuar me sëmundjen. Autorët shpresojnë se studimi i tyre do të shërbejë për t'u kujtuar mjekëve të kujdesit parësor se vetëm për shkak se një person është mbipeshë, nuk do të thotë se ai nuk ka sëmundjen e celiakisë, nëse paraqet mungesa nutricionale.
"Meqë shumë pacientë nuk bëjnë rregullisht analiza gjaku, mund të jetë gjithashtu e dobishme të kihet parasysh se ndjenja e lodhjes, për të cilën njerëzit ankohen shpesh, mund të zbulojë mungesën e hekurit", përfundojnë ekspertët.

 

Mayo Clinic Proceedings 2019. Doi: 10.1016/j.mayocp.2018.11.036
https://www.mayoclinicproceedings.org/article/S0025-6196(19)30121-1/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>