tet142019
Kontrollet periodike check-up nuk janë të dobishme për shëndetin
Kontrollet e përgjithshme periodike (check-up), veçanërisht analizat e laboratorit dhe ato instrumentale, nuk do të kontribuonin në përmirësimin e shëndetit të popullsisë së përgjithshme, përkundrazi, do ta vinin në rrezik për shkak të fenomeneve të mbidozimit dhe mbitrajtimit, duke shkaktuar veç të tjerash edhe shpërdorim të burimeve publike dhe private. Alarmin e ka dhënë një shënim i Fondacionit Gimbe, i cili, i bazuar në evidencat shkencore të nxjerra nga kërkuesit e Qendrës së Oksfordit për Mjekësi të Bazuar në Evidenca, botuar së fundi në revistën "Bmj Evidence-based Medicine".
Sipas kërkuesve, "nuk ekzistojnë prova bindëse për të mbështetur përdorimin e kontrolleve check-up të përgjithshme në mjedisin e kurave primare. Ato nuk duken efikase në modifikimin e rezultateve të shëndetit që dalin prej tyre dhe nuk ekzistojnë evidenca të cilësisë së lartë në mbështetje të raportit të tyre kosto-efikasitet, në veçanti nëse përballen me një modalitet standard të kurave primare".
Ekzekutimi i analizave laboratorike, pra, duhet të jetë i personalizuar nga mjeku i familjes në raport me moshën, seksin dhe faktorët e rrezikut. Studimi i ekipit të Oksfordit bazohet në rishikimin sistematik Cochrane, që përfshin 17 studime klinike me përzgjedhje rastësore (nga të cilët, 15 janë kohorte të studimeve me më shumë se 250 mijë pacientë), sipas të cilave, kontrollet check-up nuk reduktojnë vdekshmërinë e përgjithshme dhe as atë për tumore dhe nuk kanë ndikim domethënës në vdekshmërinë kardiovaskulare, në iktus dhe në infarktet fatale e jo fatale.
"Kështu, duke shkruar në Google fjalën "check-up", dalin sajte të panumërta që ofrojnë "paketa" analizash diagnostikuese, duke i propozuar ato si një instrument të pazëvendësueshëm parandalimi dhe diagnostikimi të parakohshëm", thotë presidenti Nino Cartabellotta, që thekson se popullsisë i propozohet një model parandalimi "antishkencor dhe konsumist" nga ana e qendrave shëndetësore private, kompanive të sigurimit dhe fondeve shëndetësore.
Në rishikimin Cochrane, Cartabellotta shpjegon se "nuk vlen impakti klinik dhe ekonomik i mbidozimit, epidemi e vërtetë e shekullit të 21-të. Në fakt, përdorimi jo në mënyrën e duhur i analizave diagnostike gjithnjë e më të ndjeshme, etiketon si të sëmurë, njerëzit, stadi i sëmundjes së të cilëve është shumë i parakohshëm, shumë i lehtë dhe/ose jo evolues, duke gjeneruar rrjedhimisht thellime të mëtejshme diagnostike dhe trajtime të panevojshme që konfigurojnë fenomenin e mbidozimit".
Presidenti e mbyll, duke theksuar se "evidencat shkencore tregojnë se tashmë duhet bërë një ndërgjegjësim profesional, social dhe politik për të treguar se, te njerëzit e shëndetshëm, kontrollet (check-up) periodike nuk sjellin asnjë të mirë në kuptimin e shëndetit, mund të përkeqësojnë për pasojë fenomenet e mbidiagnostikimit e të mbidozimit, si dhe të konsumojnë burime të çmuara që mund të riinvestohen në strategji të parandalimit primar më efikase dhe kosto-efikase".