Focus

shk52021

Punonjësit e shëndetësisë nuk rrezikohen nga forma më të rënda të Covid-19

Megjithëse punonjësit e shëndetësisë janë më të rrezikuar për t'u prekur nga Covid-19 sesa popullata e përgjithshme, pasi janë sëmurur dhe shtrohen në spital, ata nuk kanë rezultate më të këqija, përkundrazi, qëndrimi i tyre në spital është më i shkurtër dhe ata kanë mundësi më të ulët për t'u shtruar në njësinë e terapisë intensive, sipas një studimi të botuar në "Jama Network Open".
"Ne vlerësuam lidhjen midis të qenit pjesë e stafit shëndetësor dhe rezultateve në pacientët e shtruar në spital me Covid-19, për të parë nëse ekzistonte rreziku i rezultateve më të këqija", tha Jeong Yun Yang (Shkolla e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, Nju Jork), autori kryesor i studimit.


Studiuesit mblodhën të dhëna nga 1,992 pacientë të rritur të shtruar me një diagnozë të konfirmuar laboratorike të Covid-19 në 36 qendra në Amerikën e Veriut nga 15 prilli, deri më 5 qershor 2020. Në studim u përfshinë 1,790 pacientë, nga të cilët 127 profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe 1,663 që nuk i përkasin asaj kategorie dhe 122 punonjës shëndetësorë u përputhën me 366 persona që nuk ishin të kësaj kategorie. Punonjësit shëndetësorë të përputhur kishin moshë mesatare 52 vjeç, ndërsa njerëzit që nuk ishin punonjës të shëndetësisë ishin mesatarisht 57 vjeç. Në grupin e përputhur, mundësia e ventilimit mekanik ose vdekjes, që ishte edhe rezultati kryesor i studimit, nuk ishin dukshëm të ndryshme për punonjësit shëndetësisë sesa për ata që nuk ishin në këtë profesion.
Përveç kësaj, punonjësve të shëndetësisë kishte më pak të ngjarë t'u nevojitej shtrim në njësitë e kujdesit intensiv dhe një qëndrim prej shtatë ditësh ose më shumë. Nuk kishte dallime midis punonjësve shëndetësisë dhe njerëzve që nuk ishin në grupin e përputhur përsa i përket nevojës për ventilim mekanik ose vdekje. Autorët theksojnë se do të nevojiten hulumtime të mëtejshme për të sqaruar përqindjen e infeksioneve të fituara në vendin e punës nga profesionistët e shëndetësisë dhe për të vlerësuar nëse lloji i profesionit të kryer nga profesionistë të ndryshëm shëndetësorë lidhet me rezultatet e sëmundjes.

 

JAMA Network Open 2021. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2020.35699
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2020.35699 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>