Focus

tet132021

Një ekuacion i ri për të llogaritur funksionin renal, pa marrë parasysh racën

Në një dokument të ri të botuar në American Journal of Kidney Diseases (AJKD) dhe Journal of the American Society of Nefrology (JASN), një task forcë nga Fondacioni Kombëtar i Veshkave (NKF) dhe Shoqata Amerikane e Nefrologjisë (ASN) përshkruan një qasje e re, neutrale ndaj racës për të diagnostikuar sëmundjen renale. Më shumë se 37 milionë njerëz të rritur në Shtetet e Bashkuara kanë sëmundje renale dhe 90% nuk janë në dijeni se kanë funksion të ulët renal. Shumë nga këta njerëz janë me ngjyrë ose afro-amerikanë, hispanikë ose latinë, indianë vendas të Amerikës ose të Alaskës, aziatikë amerikanë dhe vendas të Havait ose ishujve të tjerë të Paqësorit dhe këta individë përballen edhe me pabarazitë shëndetësore në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Në raport, task forca e NKF-ASN-së rekomandon adoptimin e ekuacionit të ri të kreatininës të prezantuar në vitin 2021 nga CKD-EPI (Chronic Kidney Disease Epidemiology Collaboration), i cili vlerëson funksionin renal, pa marrë parasysh ndryshoren e racës. Task forca rekomandon gjithashtu shtimin e përdorimit të cistatinës C në kombinim me kreatininën në serum, si një vlerësim konfirmues i GFR-së ose funksionit renal. Raporti përfundimtar u përpilua me kontributin e konsiderueshëm nga qindra pacientë dhe anëtarë të familjes, studentë të mjekësisë dhe praktikantë të tjerë, mjekë, shkencëtarë, profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe aktorë të tjerë, për të marrë pëlqimin për një vlerësim të paanshëm të GFR-së, në mënyrë që laboratorët, mjekët, pacientët dhe zyrtarët e shëndetit publik të mund të marrin vendime të informuara dhe të përditësuara për të siguruar barazi dhe kujdes të personalizuar për pacientët me sëmundje renale. Kjo qasje e re, megjithatë, mund të ndryshojë eGFR-në dhe rrjedhimisht, të ndryshojë fazën e sëmundjes renale te disa njerëz.

"Pacientët do të duhet të informohen për të vlerësuar nëse llogaritjet e reja të eGFR-së ndryshojnë statusin ose fazën e sëmundjes renale. Pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të përdorin një llogaritës eGFR të thjeshtë, që përdor ekuacionin e ri, për të bërë një llogaritje të pabazuar te raca për të vlerësuar funksionin e veshkave", shpjegojnë autorët. Është e rëndësishme që pacientët të flasin me mjekët e tyre për të përcaktuar nëse këto ndryshime mund të ndikojnë në trajtimin dhe terapinë e tyre në të ardhmen.


JASN 2021. Doi: 10.1681/ASN.2021070988
https://doi.org/10.1681/ASN.2021070988 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>