Focus

sht272022

Epilepsia sekondare pas encefalitit autoimun mund të bëhet kronike nëse nuk trajtohet në kohë

Njohja e krizave sekondare të encefalitit autoimun përfaqëson një mundësi të rrallë për menaxhimin e këtij problemi bazuar në etiologji. Kështu ka raportuar një studim i botuar në Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry, i cili ka arritur në përfundimin se njohja dhe trajtimi i hershëm i kësaj patologjie mund të ulë rrezikun e pasojave afatgjata të pakthyeshme, por edhe se ashpërsia e krizave të fillimit është faktori kryesor i rrezikut për zhvillimin e epilepsisë kronike.

"Njohja e menjëhershme e pacientëve në rrezik është thelbësore, sepse në këtë mënyrë fillimi i imunoterapisë mund të përshpejtohet duke ulur kështu rrezikun e dëmtimit të përhershëm të trurit, i cili mund të çojë në epilepsi kronike, të pakthyeshme dhe të vështirë për t'u menaxhuar", shpjegon autori kryesor i studimit Flavio Villani nga Poliklinika San Martino në Genova.

Studiuesit përshkruan rezultatet klinike dhe paraklinike, opsionet e trajtimit dhe rezultatet afatgjata në encefalitin autoimun (AE), me fokus në epilepsinë. Për këtë ata regjistruan pacientët me konvulsione të reja në mjedisin e encefalitit autoimun dhe i krahasuan rezultatet me ato të individëve me dhe pa prova të pranisë së antitrupave. 263 pacientë me moshë mesatare 55 vjeç u ndoqën për 30 muaj. 63.50% e pacientëve kishin antitrupa antineuronal, dhe shfaqën lloje të shumta krizash.

Një prevalencë më e lartë e episodeve të statusit epileptik u gjet në grupin me antitrupa negativë. Imunoterapia u përshkrua në 88,60% të pacientëve dhe ishte efektive në 61,80% të tyre.

Parashikuesit e pavarur të rezultatit të favorshëm të encefalitit autoimun ishin imunoterapia e hershme dhe zbulimi i antitrupave sipërfaqësor antineuronal. Epilepsia autoimune ishte një pasojë afatgjatë në 43,73% të rasteve dhe u shoqërua me çrregullime konjitive dhe psikiatrike në 81,73% te pjesëmarrësve. Parashikuesit e pavarur të epilepsisë ishin: vështirësitë me trajtimin në fillim, një numër i lartë i barnave antiepileptike dhe reagimi i dobët ndaj imunoterapisë gjatë fazës akute.

 

J Neurology, Neurosurgery and Psychiatry 2022. Doi: 10.1136/jnnp-2022-329195
http://dx.doi.org/10.1136/jnnp-2022-329195


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>