Gjinekologji

shk122015

Kontraceptivët oralë, përfitimet tejkalojnë rreziqet

 Për Agjensinë Europiane të Mjekëve (EMA) përfitimet nga kontraceptivët hormonal të kombinuar (CHC), sidomos ata të gjeneratës së tretë dhë të katërt në parandaklimin e shtatëzanisë së padëshiruar vazhdojnë të cilësohen si faktor rrisku për të zhvilluar tromboemboli venoze (TEV).
Noftimi i nxjerrë nga komisioni i EMA, mbi barnat për përdorim human (CHMP) përfundon një studim që zgjati tetë muaj dhe që u zhvillua nga një tjetër organ i agjensisë PRAC (Pharmacovigilance Risk Assessment Committee), i cili i ka hedhur plotësisht poshtë akuzat se CHC janë të rrezikshme për shëndetin e gruas. Për tu sqaruar pilulat e gjeneratës së dytë të cilat cilësohen si më të sigurtat përmbajnë levonorgestrel dhe norethisterone. Në gjeneratën e tretë janë ato që përmbajnë desogestrel, gestodene dhe norgestimate ndërsa në të katërtën klasifikohet drospirenoni.
Në prill të 2012 Food and Drug Administration në SHBA kishte nxjerrë një paralajmërim, warning në zhargonin teknikë, për të gjithë CHC që përmbanin drospirenone, duke përfshirë Yaz, Yasmin, Beyaz, si shkakë i një rritjes së mundshme të rriskut për TEV në krahasim me barnat e tjerë të përdorur për parandalimi e shtatzanisë. Këtë fillim vit alarmin në Europë e dha Franca, kur ministri i shëndetësisë theksoi se duhet të nis përshkrimi i kontraceptivëve të gjeneratës së fundit si linjë e parë zgjedhjeje, por pasi të kryhen ekzaminimet e duhura dhe të largohet çdo dyshim për rrisk trombembolie në vlerësimin e shëndetit të gruas. Duhet të theksohet se rrisku për TEV nga përdorimi i kontraceptivëve është i ulët 20-40 raste për 100000 gra pas vitit të parë të përdorimit, por varion në pilula të gjeneratave të ndryshme dhe ato të të tretës dhe të katrës ishin më të dyshuarat. Në çdo rast, nuk ka vend për alarm: edhe këtu probabiliteti për TEV është i ulët, 4-6 raste në 10000 gra, kundrejt 2-3 rasteve të vërejtur nga përdorimi i pilulave të gjeneratës së dytë. Duke ditur se disponohen kontraceptivë më të sigurt, atëherë më mirë të përdoren ata pasi kanë një kohë më të gjatë në treg dhe kushtojnë më pak se komponimet e reja. Kështu, Franca i kërkoi EMAs të kryejë një hetim për të kuptuar nëse ishte e nevojshme të limitohej përdorimi i këtyre kontraceptivëve.  Ndjekur edhe nga vende të tjerë europiane. Por tetë muaj pas, PRAC ka rrëzuar përsëri akuzat ndaj pilulave, madje edhe më të fundit: peshorja anon nga benefitet që tejkalojnë rriskun për TEV. Me fjalë të tjera, sipas ekspertëve EMA  nuk ka arsye shkencore pse gratë që kanë marrë deri më sot pilulën pa shfaqur probleme të ndalojnë përdorimin. Megjithatë, është e rëndësishme të informohen përdoruesit se përdorimi i tyre rrit rrezikun për TEV, sidomos në prani të faktorëve të tjerë të rriskut të njohur apo jo. Mbetet ende një qoshe e errët: sepse për pilulat me bazë klormadinon, dienogesti dhe nomegestroli nuk disponohen të dhëna të mjaftueshme, sipas ekspertëve, për të përcaktuar rrezikun e TEV. Por EMA tashmë ka dal me vendimin e saj dhe ia ka përcjellë Komisionit Europian duke pritur tashmë miratimin e një vendimi i cili penalizon prodhuesit në të gjithë vendet e BE për mos përditësim të informacionit mbi kontraceptivët.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>