Gjinekologji

nën102014

Informacioni i duhur gjatë shtatzanisë ul numrin e ekzaminimeve prenatale

Një guidë interaktive në mbështetje të  grave shtatzëna ka reduktuar përdorimin e testeve gjenetik paralindjes, fal zgjedhjeve më të informuara. Kjo është ajo që del nga një studim i publikuar në JAMA dhe koordinuar nga profesor i asociuar Miriam Kuppermann në Departamentin e Shkencave Riprodhuese në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko.
"Pas futjes së amniocentezës, udhëzuesit janë përqendruar në identifikimin e grave me risk të rritur të lindjes së foshnjave me sindromën Down apo anomali të tjera kromozomike që kërkojnë teste diagnostike invazive ", shpjegon studiuesja, duke theksuar se shumë herë udhëzuesit sugjerojnë që pacienteve t'u sigurohet informacion i detajuar që u vjen në ndihmë në vendimmarrje në lidhje me ekzaminimet diagnostikues. Duke u nisur nga këto konstatime, Kuppermann dhe kolegët caktuan rastësisht 710 gra shtatzëna për të marrë këshillim dhe informacion në lidhje me ekzaminimet e paralindjes, por edhe mbi kujdesin e zakonshëm gjatë shtatzënisë. Dhe, duke analizuar të dhënat e mbledhura, studiuesit gjetën se në krahasim me grupin e kontrollit gratë të cilat merrnin mbështetje në  vendim-marrje, jo vetëm kishin njohuri më të mëdha në lidhje me testet e paralindjes, por edhe iu nënshtroheshin më pak.
"Dhe tregon një nevojë se mjekët duhet të jenë të qartë, ekzaminimet e paralindjes nuk janë të nevojshëm në të gjitha gratë shtatzëna, por bërja e tyre kërkon një zgjedhje të arsyetuar", pohon studiuesja, e cila arrin në përfundimin se kjo qasje, nëse konfirmohet, mund të çojë në vendime më të vetëdijshme duke zvogëlimin e numrit të testeve, risqet dhe kostot që derivojnë prej tyre. Dhe në një editorial Siobhan Dolan, gjinekologe në Albert Einstein College of Medicine në New York, shkruan: "Përparimet e dekadës së fundit e kanë bërë më komplekse procesin e vendimmarrjes në lidhje me testet e paralindjes, kjo justifikon plotësisht mbështetjen interaktive për të informuar gratë shtatzëna në lidhje me risqet që sjellin ekzaminimet invazive gjatë shtatzënisë,kohën e tyre të përmbarimit dhe besueshmërinë e rezultateve".

JAMA. 2014 Sep 24;312(12):1210-7. doi: 10.1001/jama.2014.11479
JAMA. 2014 Sep 24;312(12):1203-5. doi: 10.1001/jama.2014.12205


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>