Gjinekologji

sht82014

FDA miraton përdorimin e Avastin në kancerin e qafës së mitrës

Food and Drug Administration miratoi më 14 Gusht një përdorim të ri për Avastin (Bevacizumab) për trajtimin e pacientëve me kancerin e qafës së mitrës (të vazhdueshëm, periodikë ose në fazë të përparuar, metastazik).
Avastin interferon në enët e gjakut që nxisin zhvillimin e qelizave kanceroze. Ky tregues i ri për kancerin e qafëssë mitrës është përdorim në kombinim me medikamente të tjerë të kimioterapisë si paclitaxel dhe cisplatin ose në kombinim me paclitaxel dhe topotecan. "Avastin është medikament i parë i miratuar për pacientët me kancer të qafës së mitrës në fazë të përparuar që nga miratimi i topotecan me cisplatin në 2006," tha Richard Pazdur, MD, drejtor i Office of Hematology and Oncology Products në FDA Center for Drug Evaluation and Research . "Ky është edhe "agjenti" i parë biologjik i miratuar për pacientët me kancer të qafës së mitrës në stad të fundit dhe është miratuar në më pak se katër muaj nën programin e shqyrtimit të FDA, duke demonstruar angazhimin e agjencisë për të vënë në dispozicion të pacientëve terapi më shpejtë". FDA rishikoi Avastin sepse ky bar tregoi potencial të rëndësishëm sigurie dhe efikasiteti në trajtimin e këtij lloj kanceri në faza të përparuara. Pikërisht efikasiteti dhe siguria e përdorimit të tij u vlerësua në 452 pjesëmarrëse në një studim klinikë të cilët ishin në stadë relapsi apo të përparuar (me metastaza). Pacientet u randomizuan  në mënyrë që të merrnin  paclitaxel dhe cisplatin/ topotecan bashkë me Avastin ose pa të. Rezultoi se mbijetesa u rrit në 16.8 muaj në rastet e përdorimit të kimioterapisë së përmendur bashkë me Avastin në krahasim me 12.9 muajt e mbijetesës në rastin kur bëhej vetëm kimioterapia. Efektet anësore më të shpeshta që Bevacizumab jep janë lodhje, humbje e oreksit, hipertension, hiperglicemi, rritja e nivelit të magnezit në gjakë, infeksionet e traktit urinar, dhembje koke dhe rënie në peshë. Në pacientet me kancer të qafës së mitrës u vunë re edhe raste të perforimeve gastrointestinale si dhe fitula entero-vaginale.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>