Gjinekologji

sht222014

Pre-eklampsia, shton rastet me IRA obstetrikale

Sipas konstatimeve të botuara në British Medical Journal të një studimi kanadez zhvilluar nga Canadian Perinatal Surveillance System, është  vërejtur një rritje e rasteve të Insuficiencës Renale Akute (IRA) Obstetrikale  në Kanada në periudhën 2003-2010 në gratë me çrregullime hipertensive, sidomos ato me pre-eklampsi.

"IRA obstetrikale është një komplikacion gestational serioz dhe potencialisht fatalë" shprehet Azar Mehrabadi, një studiues në Universitetin e British Columbia dhe autor i parë i këtij artikulli, duke vënë në dukje se gjatë 50 viteve të fundit ka pasur një rënie të konsiderueshme të sëmundjes në vendet e zhvilluara falë përmirësimit të kujdesit obstetrikal, legalizimit të aborteve dhe reduktimit të infeksioneve të lidhura me shtatzaninë. "Por në vitet e fundit Kanadaja rezulton në "kundër-tendencë". Duke pasur parasysh rritjen e rasteve të hemorragjisë post-partum të vërejtur në shumë vende me të ardhura të larta, hodhën hipotezën se hipovolemia me insuficiencë organore relative ishte përgjegjëes për rritjen raste me IRA obstetrikale në territorin kanadez", shpjegon studiuesi, i cili së bashku me kolegët ka dashur të verifikojë nëse kjo lidhej me ndryshime në menaxhimin e perudhës pas lindjes, rritjen e incidencës së çrregullimeve hipertensive në shtatzëni apo me faktorë të tjerë të rrisku.
"Ne studiuam më shumë se 2 milion lindje normale dhe cezariane të kryera në Kanada ( pa përfshië Quebec) në periudhën 2003-2010. Dhe rezultatet tregojnë se gjatë periudhës së konsideruar rastet janë rritur me 61% dhe se masat e marra ndaj hemorragjisë post-partum nuk e zbusin këtë rritje, sidomos në gratë me hipertension gestacional dhe proteinuri", thotë Mehrabadi. Rritja e IRA obstetrikale përfshin gratë shtatzëna me çrregullime hipertensive dhe pre-eklampsi, ndërsa nuk vërehet rritje në mesin e grave normotensive. " Në këtë pikë, duhen studime të mëtejshme të cilat janë të domosdoshme për të përcaktuar shkakun e IRA obstetrikale në gratë me pre-eklampsi."

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>