Gjinekologji

tet132014

Nënat që ushqejnë fëmijët me gji, dy herë më pak mundësi për depresion postpartum

Sipas një studimi të publikuar në revistën ''Maternal and Child Health'', efektet e ushqimit me gji mbi riskun e depresionit të paslindjes varen në pjesën më të madhe të rasteve nga dëshira e vazhdueshme e nënës për të dhënë gji.
Prandaj, ato që vazhdojnë ushqimin me gji, paraqesin një rrezik depresioni të përgjysmuar në krahasim me ato që ndjekin tendencën e mosushqyerjes me gji të foshnjës.
Nga ana tjetër, mamatë e reja që nuk arrijnë t'i japin gji foshnjave dhe do të dëshironin ta bënin, paraqesin një rrezik më të madh depresioni. Për të arritur në këtë përfundim studiuesit e Universitetit të Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar kanë ekzaminuar 13.998 lindje në Anglinë jugperëndimore: ''Shëndeti mendor pas lindjes është një problem për shumë mama dhe duhet mbështetje më e madhe psikologjike për ato që e kanë të pamundur të ushqejnë me gji'', thotë Maria Iacovou, një ndër autoret e artikullit. Ajo nënvizon se avantazhet e ushqimit me gji janë tashmë të vërtetuara dhe se Organizata Botërore e Shëndetësisë e rekomandon në muajt e parë të jetës së të porsalindurit. "Por, impakti psikologjik mbi mamatë nuk ishte ende i qartë dhe menduam të thellojmë  argumentin'', vazhdon studiuesja, "ushqimi me gji fillimisht nuk dukej se kishte një efekt të dukshëm mbrojtës, por ana tjetër e medaljes  na thotë se risku i depresionit është dyfishuar te ato që dëshirojnë ta bëjnë, por nuk munden''.
Studiuesit hedhin hipotezën se shtimi i riskut të depresionit postpartum varet nga faktorët socialë ose psikologjikë si psh: ndjesia e dështimit si mama, shkaktuar nga paaftësia për të dhënë gji. "Nga ana tjetër, efekti pozitiv mund ta ketë prejardhjen nga lëshimi i hormoneve  (gjatë prodhimit të qumështit) që rrisin ndjesitë e mirëqenies. Pas lindjes së fëmijës, lehonat vuajnë shpesh nga dhimbjet, ankthi ose mungesa e gjumit dhe ushqimi i foshnjës me gji mund t'i ndihmojë të relaksohen, duke pasur një rol mbrojtës në shëndetin mendor'', përfundon Iacovou.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>