Gjinekologji

dhj42014

Qelizat staminale dhe kozmetika

Publiciteti që i bëhet qelizave staminale me qëllim dermatologjikë ende nuk mbështetet nga prova shkencore mbi sigurinë dhe efikasitetin e procedurave të tilla, të paktën sipas një studimi që ka rishikuar literaturën e Plastic and Reconstructive Surgery, revista zyrtare e American Society of Plastic Surgeons (ASPS).
"Qelizat staminale përbëjnë një potencial të lartë, por tregu është i mbushur me deklarime të pabazuara në studime duke vënë në rrezik shëndetin e pacientëve", pohon Michael Longaker i Stanford University Medical Center, duke u shprehur i shqetësuar për sa i përket përdorimit të pa argumentuar të qelizave staminale për qëllime kozmetike. "Edhe pse ky trajtim është në fillimet e tij, një numër gjithnjë në rritje mesazhesh promocionale flet për aftësi përtëritëse me qeliza staminale, duke përshkruar përdorimin e lifting ose për mastoplastikën sikur të ishin një realitet i konsoliduar", vëren studiuesi. Dhe shton: "Por këto informacione përshkruajnë benefite që vijnë nga procedura që ende nuk i janë nënshtruar vlerësimeve shkencore rigoroze, përfshirë këtu edhe risqet apo efektet mbi plakjen".
Për të qartësuar argumentin  Longaker dhe kolegët ndërmorën një kërkim në Google mbi trajtimin kozmetikë me qeliza staminale, ndër të cilët më i shpeshti ishte lifting me qeliza të shkëputura nga indi adipoz. "Por sitet e konsultuara jepnin informacion të pakët mbi cilësinë e qelizave të përdorura, dhe në mungesë të normave të referimit produktet e përdorura mund të përmbajnë shumë qeliza të tjera dhe pak ose aspak staminale", vazhdon studiuesi, duke theksuar se të ashtuquajturit lifting me qeliza staminale janë thjesht injeksione indi adipoz, pa asnjë efekt mbi plakjen. "Deri më sot, vetëm një procedurë ka marrë miratimin nga  Food and Drug Administration për trajtimin e rrudhave të lehta të fytyrës" konfirmon studiuesi duke përfunduar: "Qelizat staminale përbëjnë një potencial të lartë për aplikimet kozmetike, por duhet të jemi të kujdesshëm të mos arrijmë në përfundime të pa mbështetura shkencërisht që mund të kompromentojnë këtë sektor emergjent".

Plast Reconstr Surg. 2014 Aug;134(2):193-200. doi: 10.1097/PRS.0000000000000404

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>