shk172015
Peshku në dietë mbron nga ekspozimi ndaj mërkurit
A mund të ha peshk? Ja një pyetje e bërë shpesh nga gratë shtatzëna për shkak të frikës nga ndonjë ndotje e mundshme me mërkur e cila çon shpesh në mos konsumimin e këtij lloj ushqimi. Një studim i publikuar në Gazetën Amerikane e të Ushqyerit Klink ( American Journal of Clinical Nutrition ) sugjeron se të konsumosh peshk nuk është dhe aq e rrezikshme sepse acidet e yndyrës së peshkut mbrojnë trurin nga dëme të mundshme të shkaktuara nga ndotja e organizmit me mërkur. " Mërkuri gjëndet tek bojërat, pesticidet, bateritë, llampat dhe kremërat e ndryshme për trupinm por është edhe një nënprodukt i proceseve industriale: në Shtet e Bashkuara çentralet elektrike që punojnë me karbon dhe energji diellore lëshojnë në ajër gati 50 ton mërkur në vit-, thotë Sean Strain profesor i ushqimit njerëzor tek Universiteti i Ulsterit në Irlandën e veriut dhe autor i parë i studimit. Në formën e shiut më pas mërkuri bie në det dhe përqëndrohet në mishin e peshkut, frutave të detit, fokat dhe balenat. Për të verifikuar rëndësinë e lidhjes midis ekspozimit para lindjes të mërkurit dhe zhvillimin e sistemit nervor tek fëmijët, autorët, në bashkpunim me ministrinë e Shëndetit të Republikës të Seychelles kanë ndjekur më shumë se 1.500 nëna dhe fëmijë banorë në ishujt e njohur të Oqeanit Indian. " Vëndi ideal për këtë studim për shkak të konsumimit të bollshëm të peshkut i barazvlefshëm me dhjetë herë më shumë në krahasim me vëndet e Europës ose Amerikës Veriore - , thotë Strain. Mbas 20 muajsh nga lindja fëmijët i janë nënshtruar disa testimeve për të analizuar aftësinë e tyre njohëse dhe funksionet motorike. Kërkuesit kanë mbledhur edhe flokë nga nënat në momentin e shtatzanisë dhe kanë matur nivelin e ekspozimit ndaj mërkurit para lindjes. Rezultatet e përfituara tregojnë se një konsum i lartë i peshkut nga gratë shtatzëna nuk rrezikon në asnjë mënyrë zhvillimin e fëmijës. " Hipoteza që duhet të vërtëtohet nga studime të mëtejshme është që janë pikërisht acidet yndyrore polisaturike të gjëndura tek peshku që e mbrojnë fëmijën nga dëmet cerebrale që mund të shkaktojë mërkuri-, përfundon kërkuesi duke nënvizuar që raporti midis vlerave ushqyese të peshkut dhe metalit të lëngshëm mesa duket është shumë më i komplikuar nga sa mendohej.
Am J Clin Nutr 2015. doi:10.3945/ajcn.114.10050