pri82015
Antibiotikët në shtatzani, makrolidët, të sigurt por duhen përdorur me kujdes
Sipas një studimi të publikuar te "PLos One" dhe i drejtuar nga Wihelmine Hadler Meeraus, i (Institute of child health, population policy and practice programme) Kolegji Universitar në Londër në Mbretërinë e Bashkuar makrolidët, gjatë shtatzanisë, e shtojnë pjesërisht rrezikun për paralizë cerebrale ose epilepsisë tek fëmijët. Gati 19% ose 44% e femrave shtatzëna përdorin antibiotikë në shtatzani, qoftë për të trajtuar infeksione gjatë periudhës së barrës, qoftë për parandalimin e lindjes së parakohshme. Nga momenti që një studim i shumëllojshëm ka vërejtur një rritje të rrezikut të epilepsisë dhe paralizës cerebrale pas përdorimit të antibiotikëve në parandalimin e lindjes së parakohshme, Meeraus dhe kolegët e tij kanë verifikuar nëse rreziku ishte i pranishëm edhe tek shtatzanitë e përfunduara. Për këtë qëllim janë analizuar të dhënat e gati 195.909 femrave të cilat kanë lindur fëmijë, duke vëzhguar shfaqjen e mundshme të paralizës cerebrale ose epilepsisë deri në moshën 7 vjeçare dhe përfundimet ishin se nga 33% e grave shtatzëna të cilat kanë përdorur antibiotikë gjatë barrës, 0.6% përqind e foshnjeve janë diagnostikuar me paralizë cerebrale ose epilepsi. Duke analizuar rrolin e barnave kundra mikrobeve, kërkuesit kanë zbuluar se makrolidet, sidomos eritromicina, i bashkohej një rritjeje të rrezikut prej gati 78% të shfaqjes së paralizës cerebrale ose epilepsisë. "Eritromicina përdoret për të trajtuar infeksionet e klamidiës dhe sifilidit në shtatzani dhe tek gratë shtatzëna me një prishje të parakohshme të membranave alergjike nga penicilina-, shpjegon kërkuesja duke shtuar se rritja e mundësive për të zhvilluar paralizë cerebrale ose epilepsi ishte veçanërisht e dukshme tek të lindurit nga nëna të cilat janë trajtuar me tre ose më shumë cikle me antibiotikë. Por (Royal college of obstetricians and gynaecologists) (Rcog) ka komentuar në një deklaratë për publikimin e artikullit se rreziku i sigurt i epilepsisë ose paralizës cerebrale nga makrolidet është shumë i ulët. "Aq i ulët sa nuk kërkon asnjë lloj ndryshimi të udhëzimeve aktuale klinike -, përfundon Alan Cameron, zv.president (Rcog) për cilësinë klinike, duke siguruar se eritromicina në shtatzani mbetet një antibiotik i sigurt.
PLoS One. 2015; 10(3):e0122034