Gjinekologji

qer242015

Obeziteti post-menopauzë: rrezik më i lartë për kancer gjiri invaziv

Një analizë e të dhënave të vëzhgimit të studimeve të "Women's health initiative" e publikuar te "Jama Oncology" sugjeron se, ndryshe nga gratë në peshë normale ne post-menopauzë, gratë obeze ose mbipeshë kanë një rrezik më të lartë për rrezikun e kancerit të gjirit invaziv. "Obeziteti lidhet me rrezikun e kancerit të gjirit nga studime të mëparshme dhe meta-analiza sistematike por pa arritur në rrezultate përfundimtare-, thotë Marian Neuhouser i "Fred Hutchinson cancer research center of Seattle" i cili bashkë me autorët e tjerë ka ekzaminuar lidhjen mes mbipeshës dhe rrezikut të kancerit të gjirit invaziv në 67.142 gra në post-menopauzë të ndjekura nga viti 1993 deri në vitin 1998 për gati 13 vjet. Të dhënat e mbledhura tregojnë se obeziteti dhe mbipesha lidhen me nje rritje të mundësive për kancer në gji sidomos te gratë me masë trupore (BMI) më të lartë se 35. Femrat në peshë normale ose me (BMI) më të ulët se 25 të cilat kishin fituar mbi 5% të peshës gjatë periudhës së vëzhgimit gjithashtu kishin një rrezik shumë të lartë për kancer në gji. "Sipas të dhënave tona obeziteti dhe mbipesha në post-menopauzë lidhen me një rritje të rrezikut të kancerit të gjirit, sidomos për format positive ndaj receptorit të estrogjeneve dhe të progesteronit por, rreziku nuk ndryshon me përdorimin e terapisë hormonale zëvendësuese (Ht) dhe as në lidhje me etninë e femrave të ekzaminuara-, shpjegon kërkuesja duke përfunduar se këto rrezultate mbështesin nevojën për studime të mëtejshme klinike për vlerësimin e rrolit të parandalimit dhe trajtimit të rrezikut të kancerit të gjirit në obezitetin post-menopauzë. Në një artikull komentues Clifford Hudis i "Memorial Sloan Kettering cancer center" dhe Andrew Dannenberg i "Weill Cornell medical college of New York" shkruajnë: "Me kalimin e viteve obeziteti është kthyer në një sfidë globale gjithnjë e më të madhe, po ashtu edhe neoplazitë tek të cilat pesha e lartë favorizon në mënyrë domethënëse. Këto të dhëna të cilat dokumentojnë lidhjen mes këtyre dy gjëndjeve na lejon të thellojmë më tej lidhjen midis peshës dhe kancerit për të mundësuar përgjigje më efikase-. 
JAMA Oncol. Published online June 11, 2015. doi:10.1001/jamaoncol.2015.1546 
JAMA Oncol. Published online June 11, 2015. doi:10.1001/jamaoncol.2015.1547


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>