Gjinekologji

kor22015

Partoanelgjezia: e sigurtë, efikase por nuk është ende një e drejtë

Në Riva del Garda gjatë kongresit të 11 Siared, shoqëria italiane e anestezisë, reanimacionit, emergjencës dhe dhimbjes "Aaroi Emac", Shoqata anestezistë, rianimatorët spitalor italianë, kanë hedhur alarmin: pa riorganizimin e pikave të lindjes, lindja pa dhimbje nuk mund të bëjë pjesë në Lea. Partoanelgjezia, një teknikë e sigurtë e cila lehtëson dhimbjen e lindjes, në Itali nuk është ende një e drejtë dhe përhapja e saj është shumë e ulët edhe për shkak të mungesës së anestezistëvë. Është pikërisht ky problemi kryesor për tu zgjidhur nëse duam që të fusin në Lea lindjen pa dhimbje. Ditët e sotme vetëm disa vënde kanë vënë në dispozicion financime të posatshme ndërsa në disa vënde të tjera ka mangësi nga kjo anë. Rezultat i kësaj është një përqindje kombëtare prej 10% të lindjeve anelgjezike kundrejt disa vëndeve të tjera të cilat kapin edhe masën 30%. Gjatë kongresit anestezistët kanë saktësuar aspektet shkencore të partoanelgjezisë, por edhe te faktorët të cilët e pengojnë përhapjen e saj. Duke u bazuar tek hetime të mëparshme të zhvilluara nga Siared, janë pikasur elementët e nevojshëm për të garantuar partoanelgjezinë 24 orë. "Një pikë themelore është vetëvendosja: është pikërisht gruaja e cila duhet të vendosë nëse do të marrë pjesë në një lindje pa dhimbje duke firmosur një konsensus informatik , nëpërmjet të cilit shpjegohen rreziqet dhe përfitimet e kësaj procedure-, thotë Paolo Gregorini, Këshilltar Siared Emilia Romagna dhe anesteziolog rianimator tek "Ospedale Maggiore di Bologna". Alessandro Vergallo President Rajonal Aaroi-Emac shton më tej se :"Kushtet për të cilat partoanelgjezia mund të garantohet me sigurinë e nevojshme janë dy: riorganizmi i pikave të lindjes me një përshtatje të nevojave strukturore dhe personelin e nevojshëm 24 orë vazhdimisht në turn si dhe ndarja e procedurave organizative ne vëzhgim të grave që lindin dhe të përsonelit mjekësor në gatishmëri. "Aaroi-Emac" është në favor të përhapjes sa më të gjerë të lindjes pa dhimbje, do të kundërshtojmë me forcë atëherë kur do të mendohet që të detyrohen anestezistët që të garantojnë partoanelgjezinë gjithmonë dhe sidoqoftë, duke pësuar në këtë mënyrë në dëm të tyre dhe të grave që lindin kritika që shumë administratorë refuzojnë që të zgjidhin-, përfunodn Vergallo.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>