kor62015
Lindja çezariane dhe autizmi, hipotezë për lidhje ndërmjet gjenetikës dhe ambientit
Sipas një studimi të publikuar te "Jama Psychiatry" konfirmohet se fëmijët të lindur nga lindja çezariane kanë një mundësi prej 20% më shumë për tu diagnostikuar me shqetësime të spektrit autik. "Por në një analizë të mëtejshme të zhvilluar mbi çifte vëllezërish kjo teori nuk qëndron, që do të thotë se kjo lidhje nuk është e rastësishme por mund të varet nga shumë faktorë gjenetikë ose ambjentalë të cilët momentalisht nuk njihen ende-, shpjegon koordinatori i studimit Ali Khashan i "Irish centre for fetal and neonatal translational research (Infant)" në Cark të Irlandës. Shqetësimet e spektrit autik (Asd) prekin gati 1% të fëmijëve në të gjithë botën dhe këto janë lidhur me faktorë të shumtë perinatal, midis të cilëve lindja çezariane edhe pse lidhja e rasteve mes dy ngjarjeve mund mbetet ende për tu treguar. Për të shtjelluar më shumë këtë temë Khashan dhe kolegët e tij kanë verifikur ndërlidhjen mes mënyrave të lindjes dhe shqetësimeve të spektrit autik duke u këshilluar me regjistrin Suedez të lindjeve mes viteve 1982 dhe vitit 2010. "Në këtë studim kanë marrë pjesë gati 2.7 milion fëmijë, prej të cilëve 80.1% të lindur me lindje normale vaginale, 6.1% nga lindje çezariane të programuar, 6.5% nga çezariane të bërë në urgjencë dhe 7.3% nga lindje vaginale e asistuar-, shpjegojnë kërkuesit duke theksuar se tek grupi i cili ka qënë objekt studimi, 1% e fëmijëve janë diagnostikuar me shqetësime të spektrit autik dhe pjesa tjetër jo; në këtë grup, 2.555 çifte ishin çrregullta edhe për mënyrën e lindjes me njërin prej vëllezërve të lindur me lindje normale vaginale. "Fëmijët e lindur nga lindja çezariane e programuar kishin një mundësi prej 21% për tu diagnostikuar me shqetësime të spektrit autik, ndërsa të dhënat e mbledhura nga çifetet e vëllezërve nuk tregonin asnjë lidhje mes lindjes çezariane dhe këtyre shqetësimeve-, thotë Khashan. "Këto rezultate e bëjnë shumë të pamundur një lidhje rastësore mes lindjes çezariane dhe shqetësimeve të spektrit autik, ndërsa është e mundur që faktorët gjenetik ose ambientalë të panjohur, sjellin një rritje të rrezikut si të lindjes çezarine dhe të shqetësimeve të spektrit autik-, përfundon Khashan.
Jama Psychiatry 2015