Gjinekologji

tet122020

Rreziku i lindjes së parakohshme te gratë shtatzëna me Covid-19

Gratë shtatzëna me Covid-19 duket se janë më të rrezikuara për të lindur para kohe. Kjo u deklarua nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në një artikull të botuar së fundi në "Morbidity and Mortality Weekly Report" pas analizimit të 598 grave shtatzëna të shtruara në spital me infeksion, në periudhën mars-gusht 2020. Siç raportohet nga autorët, te këto gra u vu re sëmundje e rëndë dhe rezultate të pafavorshme të lindjes. "Këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e parandalimit dhe identifikimit të Covid-19 te gratë shtatzëna", thanë Miranda J. Delahoy dhe kolegët.

Nga 445 lindje të gjalla, 12.6% ishin të parakohshme (të lindura para 37 javëve të shtatzënisë), me një lindje të parakohshme afërsisht 25% më të lartë se ajo e vërejtur në popullatën e përgjithshme. Midis lindjeve të gjalla, lindjet e parakohshme të raportuara ishin 23.1% te gratë simptomatike dhe 8%, te gratë asimptomatike. Në spital, kanë vdekur 2 foshnja të lindura nga nëna që kërkonin ventilim mekanik dhe 2 nëna simptomatike. Për më tepër, në kohën e pranimit, rreth gjysma e grave ishin simptomatike: 16.2% e këtij grupi u pranuan në ICU dhe 8.5% kërkuan ventilim mekanik invaziv. Studimi tregon gjithashtu se kanë ndodhur 10 ndërprerje të shtatzënisë (aborte spontane e terapeutike dhe lindje të vdekura) mes shtatzënive të plota dhe sugjeron që nivelet e shtrimit në spital të lidhura me Covid-19 mund të jenë shumë më të larta te gratë me ngjyrë dhe tek ato hispanike. Prandaj, CDC-ja rekomandon marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar infektimin e foshnjave, për të testuar fëmijët e lindur nga nënat pozitive Covid-19. Për më tepër, si nënat pozitive, ashtu edhe fëmijët e tyre, izolohen. "Mbikëqyrja e vazhdueshme për Covid-19 te gratë shtatzëna është e rëndësishme për të kuptuar dhe përmirësuar rezultatet shëndetësore për nënat dhe të sapolindurit", shkruajnë autorët në raport.

 

MMWR 2020. Doi: 10.15585/mmwr.mm6938e1
http://dx.doi.org/10.15585/mmwr.mm6938e1


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>