Gjinekologji

tet12015

Nis programi evropian "Forecee": Test unik për të gjitha tumoret femërore

tags: tumor

"Forecee" është studimi më i gjerë i realizuar ne Evropë për parandalimin e tumoreve femërore, i cili vetëm me një Pap-test do të zbulojë për femrat rrezikun individual për të zhvilluar një nga katër tumoret femëror më të shpeshtë (atë të gjirit, vezoreve, qafës së mitrës dhe endometrial). Forecee i financuar nga Komisioni Evropian për një total  prej 8.9 milionë eurosh dhe i koordinuar nga University College London (Ucl), bashkon 14 partnerë në Evropë e midis tyre "Karolinska Institute" në Stokholm dhe gjermanin "Planck Institute", ndërkohë që Instituti Evropian i Onkologjisë është i vetmi pjesëmarrës për Italinë dhe Evropën Jugore.
Ideja inovative e "Forecee" është që të krijojë indikatorë risku për të katërt tumoret duke analizuar qelizat e marra me Pap-test me ekzaminime që lejojnë ndër të tjera vlerësimin e prezencës së mutacioneve gjenetike duke bërë të mundur një diagnozë të hershme. Por, "Forecee" nuk ndalet te risku gjenetik: programi parashikon një vlerësim të integruar të të gjithë faktorëve të riskut të njohur si testi Wid, Women's cancer risk IDentification, një ekzaminim i ri për t'i treguar çdo gruaje probabilitetin për të zhvilluar një nga katër tumoret në 5 apo 10 vitet e ardhshme. "Parashikimi i rrezikut për neoplazi është një ndër argumentet më të ngutshëm të shëndetit publik", pohon Nicoletta Colombo, drejtoreshë e Programit të gjinekologjisë onkologjike në IEO dhe studiuesja kryesore e programit "Forecee" në Itali. "Instituti Evropian i Onkologjisë ka qenë gjithmonë pararojë në zhvillimin e testeve që mund të ndihmojnë gratë në njohjen e riskut të tyre individual për tumor", shton Fedro Peccatori, drejtor i Njësisë së fertilitetit dhe riprodhimit në IEO dhe bashkë kërkues në këtë projekt, duke nënvizuar se studimi i gjenomit lejon tashmë vlerësimin e reagimit individual ndaj terapive anti tumorale.
"Në skenarin aktual të një mjekësie gjithmonë e më teknologjike, pikënisja duhet të mbetet personi dhe mjeku duhet të jetë në gjendje të ndërmjetësojë në mënyrë të thjeshtë dhe efikase inovacionin që rrjedh nga progresi shkencor", përfundojnë kërkuesit.

IEO - Comunicati Stampa
http://www.ieo.it/it/SCIENCE-IN-SOCIETY/Press-room/Comunicati-stampa/FORECEE/

Përktheu: Erjola Taga

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>