Gjinekologji

dhj292015

"Viagra femërore" dhe raporti përfitim/risk. Në Evropë u refuzua

tags: Barna

Gjatë këtij viti është folur shumë për një bar të ri të aprovuar prej disa muajsh në Shtetet e Bashkuara, i cili favorizon përtëritjen e dëshirës seksuale të humbur te gratë. Është flibanserin por nga shumë është pagëzuar si "viagra femërore" edhe pse me viagrën nuk ka asgjë të përbashkët. Aprovimi nga Administrata amerikane e Barnave (FDA) ka ngjallur reagime të forta dhe debate në botën shkencore. Kërkesa për aprovimin e këtij bari u refuzua disa vite më parë në Evropë dhe pak kohë më vonë molekula iu shit një kompanie amerikane, e cila për momentin nuk duket e interesuar për tregun evropian.

Rossella Nappi, gjinekologe në Universitetin e Pavias, koordinoi pjesën italiane të studimit klinik të zhvilluar nga kompania prodhuese në 13 shtete evropiane. Gjatë asaj kohe për herë të parë u shtrua kërkesa për aprovimin e flibanserin që në fakt mori dritë të kuqe si në Evropë edhe në Shtetet e Bashkuara.
"Çrregullimet e dëshirës femërore janë shpesh të lidhura me faktorë që nuk janë biologjikë, por edhe psikologjikë dhe marrëdhëniorë, sepse influencohen nga raporti me partnerin. Për gruan roli i hormoneve është i ndjeshëm sepse seksualiteti është shumë i lidhur me fertilitetin", thotë Nappi.
Në rastin e të ashtuquajturës "viagra femërore", eksperimentimet amerikane kanë ofruar rezultate pozitive sa i takon bilancit përfitim/risk. Studimet mbi flibanserin të drejtuara në Evropë disa vite më parë nuk dhanë rezultate të njëjta në të gjitha shtetet dhe prandaj kërkesa për aprovim e prezantuar në atë kohë u refuzua.

Ndërsa në studimet e zhvilluara në SHBA, përdorimi i vazhdueshëm i barit rezultoi me një rritje domethënëse të dëshirës seksuale dhe të numrit të raporteve seksuale në krahasim me përdorimin e placebos. "Gratë kishin mesatarisht një raport seksual më shumë në muaj, por 10% e rasteve patën të përziera dhe marramendje, si  dhe ndërveprime farmakologjike në rast të konsumimit të pijeve alkoolike. Efektet fillojnë të manifestohen pas 6-8 javësh nga përdorimi. Brenda kësaj mesatareje ka megjithatë diferenca nga gruaja në grua: funksionon më mirë te gratë që kanë një raport të mirë në çift dhe një nivel të lartë vetëvlerësimi", shprehet Nappi, megjithatë ajo shton: "Rekomandimi im është që flibanserin të mos merret pa mbikëqyrjen e një specialisti, jo aq për shkak të efekteve të mundshme anësore, se sa për faktin se çrregullimi i dëshirës ose dhimbja që shoqëron ndonjëherë raportin, mund të lindë nga një situatë patologjike, e cila zgjidhet me mjete të tjera, gjithashtu ka edhe barna të tjera që janë në proces studimi".
 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>