shk232016
Virusi Zika kalon barrierën placentare
Identifikimi i virusit Zika në lënguan amniotik të dy grave shtatzëna, fetuset e të cilave u diagnostikuan me mikrocefale, konfirmojnë se virusi ka aftësinë të tejkalojë placentën, duke forcuar hipotezën e një lidhjeje mes një infeksioni që po përhapet nga Brazili dhe këtij keqformimi të rëndë në lindje.
Një grup studiuesish të drejtuar nga Ana de Filippis në Rio de Janeiro ka përshkruar në "The Lancet Infectious Diseases" dy raste, ku analiza e thelluar e gjenomit viral ka konfirmuar se shtami i Zika-s është analog me atë të identifikuar gjatë epidemisë së vitit 2013 në Polinezinë franceze. Gratë 27 dhe 35 vjeç, jetojnë në rajonin Paraiba, verilindje të Brazilit dhe janë prezantuar me simptoma të infeksionit mes të cilave temperaturë, dhimbje muskulore dhe irritime në lëkurë gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Ekografia e aplikuar rreth javës së 22 ka konfirmuar mikrocefalenë. Virusi ishte identifikuar deri tani në pështymë, qumështin e gjirit dhe në urinën e nënave e të foshnjave pas lindjes: "Ky studim nuk është në gjendje që të përcaktojë nëse virusi Zika i identifikuar në këto dy raste ka qenë shkaku i mikrocefalesë në të porsalindurit", ka saktësuar de Filippis.
"Derisa të mos përfshijnë mekanizmin biologjik që lidh virusin Zika me mikrocefalenë nuk mund të jemi të sigurt se njëra shkakton tjetrën. Nevojitet me urgjencë që të ndiqen kërkime të tjera. "Edhe pse këto të dhëna sugjerojnë me forcë se virusi Zika mund të shkaktojë mikrocefale, numri i rasteve me mikrocefale të lidhura me virusin mbetet i panjohur", thekson në një koment Didier Musso nga Institut Louis Malarde në Tahiti (Polinezia franceze). "Hapi i radhës do të jetë realizimi i studimeve rast-kontroll për të vlerësuar riskun potencial të mikrocefalesë pasuese e infeksionit Zika në shtatzëni", shton ai.
The Lancet Infectious Diseases Published Online: 17 February 2016 DOI: 10.1016/S1473-3099(16)00095-5 http://www.thelancet.com/journals/laninf/article/PIIS1473-3099