qer82018
Dhimbja pas lindjes. Publikohen udhëzimet në lidhje me trajtimin
"Ekzistojnë variacione individuale të intensitetit të simptomave dhe dallime në mënyrën me të cilën gratë i metabolizojnë barnat. Duke e ditur se dhimbja mund të ndërveprojë me aftësinë e gruas për t'u kujdesur për vete dhe për fëmijën, është e rëndësishme që gjinekologët të flasin me pacientet rreth intensitetit të dhimbjes, duke krijuar një strategji terapeutike të personalizuar dhe duke e informuar nënën për efektet anësore të çdo ilaçi të përshkruar, veçanërisht, nëse ajo e ushqen fëmijën me gji".
Kjo është deklarata e Yasser El-Sayed, nënpresident i komitetit ACOG (Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve), i cili sapo ka publikuar rekomandimet mbi menaxhimin e dhimbjes se gratë që sapo kanë lindur. Përveç qasjeve jo farmakologjike për menaxhimin e dhimbjes postpartum, ACOG-u rekomandon një trajtim gradual farmakologjik, veçanërisht për gratë që kanë bërë lindje cezariane.
"Trajtimi i dhimbjes, duke lidhur efikasitetin analgjezik me rëndesën e simptomave, sugjeruar në vitin 1986 nga OBSH-ja për dhimbjen onkologjike, mund t'i përshtatet edhe dhimbjes post-partum", konfirmon El-Sayed. Faza e parë përfshin analgjezikët jo opioidë më të lehtë, si kodeina, hidrokodoni, oksikodoni, tramadoli ose morfina orale; stadi i tretë parashikon së fundi, përdorimin e opioideve më të forta, siç është morfina parenterale, hidromorfoni ose fentanili.
"Kjo qasje në shumë nivele ndihmon në menaxhimin e simptomave duke e lidhur efikasitetin e barit me ashpërsinë e dhimbjes", shkruajnë ekspertët e ACOG-ut duke rikujtuar se, pavarësisht llojit të barit të përdorur, është mirë të paralajmërohen gratë të cilave u përshkruhen analgjezikë opioidë, në lidhje me rrezikun e depresionit të sistemit nervor qendror jo vetëm të pacientes, por dhe të fëmijës që ushqehet me gji. Për këtë arsye, kohëzgjatja e terapisë me opioide duhet kufizuar vetëm në periudhën e nevojshme për të trajtuar dhimbjen akute", përfundon El-Sayed.
ACOG
https://www.acog.org/Clinical-Guidance-and-Publications/Committee-Opinions/Committee-on-Obstetric-Practice/Postpartum-Pain-Management