Gjinekologji

gus172021

Në rastet e moszhvillimit të mirë të fetusit, nuk duhet nxitur lindja me barna

Sipas një studimi të ri ndërkombëtar, të koordinuar nga Universiteti "D'Annunzio" Chieti-Pescara dhe drejtuar nga Ludovica Oronzii, fetuset që janë prekur nga vonesa në zhvillim, rrezikohen më shumë nga insuficienca para lindjes. Për më tepër, në rast të nxitjes së lindjes, është më e përshtatshme të përdoren metoda jo farmakologjike, të cilat shkaktojnë më pak komplikacione për nënën dhe fëmijën.
"Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se fetuset e prekuara nga vonesa në zhvillim janë në rrezik më të lartë për insuficiencë para lindjes dhe se induktimi i lindjes me metoda jo farmakologjike lidhet me një shkallë më të ulët të komplikacioneve për nënën dhe fëmijën. Për këtë arsye, kjo metodë duhet të preferohet kur vendoset që gratë t'i nënshtrohen nxitjes së lindjes", shpjegon Marco Liberati (Universiteti "D'Annunzio", Chieti-Pescara), i cili me Francesco D'Antonion ka themeluar një grup kërkimor, të njohur si College (The induCtion of labOr in Late fetaL Growth rEstriction Study Group), për të përfshirë qendrat më të rëndësishme të mjekësisë materno-fetale në Itali dhe Spanjë.

Në moszhvillimin fetal, fetusi nuk rritet aq sa duhet, sepse placenta nuk është e përshtatshme për rritjen e tij. Meqenëse kjo sëmundje shoqërohet me një shtim të rrezikut për lindje të vdekur dhe anomali kardiovaskulare e neurokonjitive në moshë pediatrike, është e rëndësishme që shtatzënitë e prekura duhen menaxhuar në mënyrën e duhur, për të ulur rreziqet. "Klinika Obstetriko-Gjinekologjike e Chietit dhe Qendra e saj për Shtatzëni në Rrezik dhe Mjekësi Prenatale që koordinuan këtë studim, tashmë janë autorë të botimeve të shumta mbi hemodinamikën kardiake dhe cerebrale fetale në shtatzëni të komplikuara nga këto patologji dhe aktualisht janë promovues të më shumë se 40 projekteve kërkimore mbi mjekësinë prenatale dhe shtatzënitë me rrezik të lartë, që përfshijnë qendrat më të rëndësishme të mjekësisë prenatale në botë", përfundon D'Antonio.


Minerva Obstetrics and Gynecology 2021 May 05 Doi: 10.23736/S2724-606X.21.04820-Xù
https://www.minervamedica.it/it/riviste/minerva-obstetrics-gynecology/articolo.php?cod=R09Y9999N00A21050505 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>