Gjinekologji

pri212020

Covid-19 dhe pacientet pozitive në obstetrikë dhe gjinekologji. Ja, si t'i trajtoni ato

Sipas një studimi të sapobotuar në "Journal of Gynaecology & Obstetrics" Itali, të dhënat e disponueshme deri më tani duket se përjashtojnë transmetimin intrauterin të SARS-CoV-2, që sugjeron ama mundësinë e një infektimi pas lindjes. Kjo e bën të pasigurt administrimin e duhur të ushqyerjes me gji, duke e bërë ndoshta të nevojshme ndarjen e përkohshme të foshnjës nga nëna. Por jo vetëm: momenti i lindjes, duke qenë një ngjarje me një rrezik të lartë infeksioni për profesionistët e shëndetit, i bën po aq të detyrueshme sjelljet specifike që synojnë kufizimin e çdo infeksioni.

"Përhapja e gjerë e SARS-CoV-2 e bën ekstremisht të rëndësishëm aplikimin e procedurave që synojnë zbulimin, izolimin dhe menaxhimin e pacientëve të prekur, si në urgjencën obstetrike-gjinekologjike, ashtu edhe gjatë qëndrimit në spital, si gjatë dhimbjeve të lindjes, lindjes së fëmijës dhe pas kësaj", shkruajnë studiuesit e udhëhequr nga Massimo Franchi, drejtor i Departamentit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë së AOUI Verona, të cilët në artikullin e tyre sugjerojnë disa rekomandime për menaxhimin në obstetrikë dhe gjinekologji të rasteve të dyshuara ose të konfirmuara të COVID-19.

"Lista e kontrollit e krijuar nga Shoqata Italiane e Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale (SIMIT-2, e disponueshme në anglisht, italisht, kinezisht) paraqet hapin e parë për të klasifikuar pacientët që duhet të menaxhohen duke ndjekur skemën SIMIT-1 dhe duke aplikuar të gjitha procedurat e nevojshme për kontrollimin e infeksioneve", thonë studiuesit italianë, duke sqaruar se në këtë skenar menaxhimi i grave shtatzëna duhet të ndjekë të njëjtat procedura si popullata e përgjithshme. "Sidoqoftë, si me infeksionet e tjera respiratore potencialisht të rënda, gratë shtatzëna mund të jenë më të prekshme. Si rezultat, interesat e nënës dhe fetusit mund të bien ndesh, siç është zgjedhja e kohës dhe mënyrës së lindjes ose përdorimi i steroideve për profilaksinë e prematuritetit fetal", përfundon studimi.


Italian J Gynaecol Obstetr 2020. Doi: 10.36129/jog.32.01.01
http://dx.doi.org/10.36129/jog.32.01.01


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>