Gjinekologji

gus102021

Te gratë shtatzëna me migrenë, shtohet rreziku i komplikacioneve

Sipas një studimi të prezantuar në Kongresin e 7-të të Akademisë Evropiane të Neurologjisë (EAN), komplikacionet obstetrike dhe pas lindjes janë më të shpeshta te gratë shtatzëna me migrenë, një nga çrregullimet më të zakonshme neurologjike që prek mbi një në dhjetë persona. "Sipas të dhënave tona, gratë shtatzëna me migrenë, janë më të rrezikuara për t'u shtruar në spital për komplikacione obstetrike dhe pas lindjes: 6% e grave shtatzëna pa migrenë, 6.9% në rastet e migrenës pa aurë dhe 8.7%, te gratë shtatzëna me aurë", thotë bashkëautori Nirit Lev, neurolog në Qendrën Mjekësore Rabin Petah Tikva në Izrael, duke shtuar se gratë shtatzëna me migrenë kishin rrezik shumë më të lartë për komplikacione të tilla si diabeti dhe dislipidemia.

Por jo vetëm kaq: gjatë lindjes, gratë me migrenë kishin norma më të larta të përdorimit të anestezisë epidurale edhe nëse nuk ishin në rrezik më të madh për lindje të asistuara. Hulumtimi analizoi shtatzënitë e para të 145,102 grave në periudhën 2014-2020, duke studiuar mënyrën e lindjes, komplikacionet mjekësore dhe obstetrike në çdo tremujor dhe përdorimin e barnave në shtatzëni. Brenda grupit, 12,222 gra kishin migrenë dhe 1,576 kishin migrenë me aurë. "Dhimbja gjatë një migrene shpesh përkeqësohet gjatë lëvizjes ose aktivitetit, duke e bërë atë një çrregullim jashtëzakonisht dobësues", shkruajnë autorët, duke kujtuar se hulumtimet e fundit kanë zbuluar se migrena është tre herë më e zakonshme te gratë sesa te burrat dhe se ndryshimet hormonale që lidhen me menstruacionet, menopauzën dhe lindjen e fëmijëve, e përkeqësojnë aktivitetin e migrenës.
"Aq shumë sa në gratë shtatzëna me migrenë shtohet rreziku i komplikacioneve mjekësore dhe obstetrike. Prandaj, rekomandohet që këto raste të klasifikohen si shtatzëni me rrezik të lartë dhe gratë të trajtohen sipas protokolleve të posaçme, me monitorim dhe ndihmë të veçantë gjatë gjithë kohëzgjatjes së shtatzënisë", komenton Levi, duke shtuar se shtatzënat me migrenë kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar depresion gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. "Rrjedhimisht, do të nevojitej edhe këshillim neurologjik dhe mbështetje pas lindjes", përfundojnë studiuesit.


Kongresi EAN 2021
https://www.ean.org/congress2021


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>